Mot i ndryshueshëm, në fundjavë ftohtë

Aktuale

Mot i ndryshueshëm, në fundjavë ftohtë

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 07:30
Temperaturat në fundjavë

Fusha të presionit të lartë që depërtuan ditën e mërkurë mbi rajon, të enjten do të zhvendosen në lindje, derisa nga veriu i kontinentit një front i ftohtë ditën e premte pritet të kalojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për shtrëngata me shi, e në fundjavë depërtimi i masave të ftohta ajrore, do të zbres temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 14C në 7C, e maksimalet nga 28C në 19C, të shtunën, e ditën e hënë edhe deri në 17C.

22.06 - Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite priten shtrëngata me shi, e në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu.

23.06-24.06 - Të shtunën herët në mëngjes, vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta. Gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e në mbrëmje priten kthjellime, më ftohtë. Të dielën mot pjesërisht i vranët.

25.06 - Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira. Nga pasditja mundësi për reshje lokale shiu.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-11m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres rreth vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat