Rusët bashkohen me serbët kundër Zvicrës, shkak Kosova, ja çfarë u ndalohet zviceranëve në stadium

Aktuale

Rusët bashkohen me serbët kundër Zvicrës, shkak Kosova, ja çfarë u ndalohet zviceranëve në stadium

Nga: P.R Më: 22 qershor 2018 Në ora: 09:57
Tifozë zvicranë

“Serbët dhe rusët janë vëllezër në frymë për shkak të historisë. Zvicra ka sot një ndeshje në Kupën e Botës në Kaliningrad. Forcat ruse të sigurisë janë nxitur të ndalojnë flamurin e Kosovës ose të Shqipërisë së Madhe të hyjnë në stadium. Këto do të konfiskohen”, shkruan media zvicerane, Blick, përcjellë “Bota sot”.

Sipas asaj që shkruan Blic, Federata Serbe e Futbollit e përshkruan duelin kundër Zvicrës si një lojë me rrezik të lartë: "Nikoqirët u japin mbështetje të veçantë tifozëve tanë. Një arsye më shumë që ne te iu kthejmë favorin në të njëjtën mënyrë, në mënyrë vëllazërore, për të ndihmuar ruset për të bërë edhe një kontribut të madh për përpjekjet e tyre në Kupën e Botës, që të jetë një ndër kampionatet më të organizuara deri më tani. "

Gjithashtu tifozët serbë u kërkohet të mos marrin parulla fyese në stadium, por vetëm flamujt zyrtarë. Federata: «Ne nuk i përgjigjemi provokimeve të mundshme. Tregoni botës se ne jemi qenie njerëzore që nuk e përdorin këtë lojë për qëllime politike apo të tjera ", shkruan ndër tjersah Blick.

Kujtojmë se sonte në mbrëmje në kuadër të Kampionatit Botëror, Rusia 2018, në Kaliningrad do të zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat