Miratohet Projektligji për Inspektoriatin e Punës

Aktuale

Miratohet Projektligji për Inspektoriatin e Punës

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 11:43
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për Inspektoriatin e Punës.

Skender Reçica, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se me anë të këtij projektligji do të fuqizohet vet inspektoriati dhe reformimi i tij.

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke pasur për referencë vdekjet e ndodhura së fundi të punëtorëve në vendin e punës, është interesuar nëse ky projektligj do të përmirësoj gjendjen e klasës punëtore në vend, duke zvogëluar vdekjet tragjike.

Për pikën e katërt të rendit të ditës, Ministri Reçica tha se do të ndikojë në zbatimin e të drejtave të punëtorëve.

“Më pak aksidente në punë, më shumë zbatim të drejtave të punëtorëve”, tha Reçica se mundësohen nga ky projektligj.

Në këtë mbledhje Qeveria po ashtu ka aprovuar edhe projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat