ContourGlobal Kosova nis procesin e prokurimit për ‘Kosovën e Re’

Aktuale

ContourGlobal Kosova nis procesin e prokurimit për ‘Kosovën e Re’

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 11:47
Termocentrali ‘Kosova e Re’.

ContourGlobal Kosova paralajmëron sot fillimin e procesit të përzgjedhjes së aplikantëve për sigurimin e kontratës së inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit për projektin e termocentralit ‘Kosova e Re’.

Sipas një komunikate të ContourGlobal Kosova, pritet që kërkesa për propozime të bëhet në gusht të vitit 2018.

Kurse, afërsia financiare dhe ndërtimi pritet të fillojnë në dhjetor të 2018-ës.

Komunikatë e plotë:

Procesi i përzgjedhjes është një tender ndërkombëtar  konkurrues i ndarë në dy faza, që ndjek udhëzimet e zbatueshme të prokurimit të Bankës Botërore. Përbëhet nga një proces fillestar përzgjedhës, i ndjekur nga kërkesat për propozime. Afati i fundit për aplikacione për përzgjedhjen fillestare është 2 gushti, 2018.

Projekti i Termocentralit Kosova e Re

Qeveria e Kosovës ka parë nevojën për kapacitete shtesë të termocentralit për të përmbushur shqetësimet afatgjata në lidhje me sigurinë e furnizimit, të pranishme në Kosovë, si dhe për të siguruar energji elektrike të domosdoshme për vendin. Si pjesë e kësaj strategjie, termocentrali Kosova e Re do të zëvendësojë njësitë aktuale të vjetruara të termocentralit Kosova A.

Termocentrali shënon një moment historik për ekonominë e brendshme. Ai do të përfaqësojë investimin më të madh të huaj të drejtpërdrejtë në vend dhe do të ndihmojë në krijimin e rreth 10,000 vendeve të punës gjatë fazës së ndërtimit. Kjo do të përmirësojë stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, duke i dhënë fund humbjes prej 300 milionë eurosh në vit, të shkaktuara nga furnizimi i pasigurtë i energjisë në Kosovë.

Termocentrali i ri do të rezultojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në masë të madhe duke reduktuar ndotësit kryesorë dhe do të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit të njerëzve që jetojnë dhe punojnë në rajon. Shkakatarët e pluhurit do të reduktohen në 93%, ndërsa SOx dhe NOx do të reduktohen në 84% dhe 93%, përkatësisht CO2 do të ulet në 37%. Pritet që kërkesa për propozime të bëhet në gusht të vitit 2018. Afërsia financiare dhe ndërtimi pritet të fillojnë në dhjetor të 2018-ës.

"Kosova e Re është gur themeli i domosdoshëm për furnizimin me energji të ardhshme në Kosovë, termocentrali do të sigurojë fuqi të sigurt dhe të panderprerë, vende pune dhe rritje ekonomike. Ky investim është i mbështetur plotësisht nga Misioni i ContourGlobal, për përmirësimin e jetëve duke ofruar energji elektrike të sigurt dhe të qasshme, për nxitjen e rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale duke eleminuar varfërinë dhe për të bërë vendin ku punojmë më të mirë, sepse ne jemi aty. Ne jemi shumë të kënaqur që po ecim para me këtë projekt.”, tha Joseph Brandt, themelues i ContourGlobal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat