Shpifjet e Daçiq nuk e mposhtin Kosovën, Pacolli publikon reagimin e Liberisë për tërheqjen e njohjes - Bota Sot
Shpifjet e Daçiq nuk e mposhtin Kosovën, Pacolli publikon reagimin e Liberisë për tërheqjen e njohjes

Aktuale

E enjte, 15 nëntor 2018

Shpifjet e Daçiq nuk e mposhtin Kosovën, Pacolli publikon reagimin e Liberisë për tërheqjen e njohjes

Nga: G.B Më: 22 qershor 2018 Në ora: 13:57
Behgjet Pacolli

Mediat serbe raportuan se Liberia ka tërhequr njohjen e pavarësisë ndaj Kosovës, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë, e për këtë ka reaguar vetë shtetit Liberian.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka publikuar komunikatën e ministrisë së Jashtme të Liberisë, përmes së cilës ata hedhin poshtë lajmet që kanë qarkulluar.

“Kjo është komunikata zyrtare e Shtetit të Liberisë. E falënderoj Presidentin George Weah, shtetin dhe popullin Liberian. Sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare nuk do të ndalen. Unë nuk merrem me propagandën serbe, por me punë konkrete për të fuqizuar shtetin tim. Shpifjet dhe falsifikimet e Ivica Dacicit nuk mund ta mposhtin Republikën e Kosovës në rrugën e fuqizimit ndërkombëtar. Diplomacia jonë aktive i kryen punët pa zhurmë dhe pa u ndikuar nga askush. Qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të qetë dhe të sigurt sepse shteti ynë e ka të ardhmen e garantuar. Opinionit publik dhe kritikuesve u them që mos të shqetësohen nga asnjë shpifje që vjen nga Beogradi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndërsa, në komunikatën nga shteti i Liberisë, thuhet se lajmet nuk janë të vërteta dhe se Liberia vazhdon të gëzojë miqësi dhe besim me Kosovën.

“Qeveria e Republikës së Liberisë dëshiron të hedh poshtë raportet në disa media ndërkombëtare dhe shoqërore për revokimin e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës. Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme, Liberia ishte një nga vendet e para që njohu sovranitetin e Kosovës më 30 maj 2008 pas shpalljes së pavarësisë dhe mbetet e përkushtuar ndaj Komunikimit të Përbashkët mbi Themelimin e Marrëdhënieve Diplomatike. Të dy vendet vazhdojnë të gëzojnë besimin e ndërsjellë dhe miqësinë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Liberisë, përcjell Bota sot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test