Ish ministri i Kosovës: Fajin për ngritje të pagave nuk e ka vetëm Qeveria

Aktuale

Ish ministri i Kosovës: Fajin për ngritje të pagave nuk e ka vetëm Qeveria

Nga: N.A Më: 22 qershor 2018 Në ora: 16:20
Qeveria Haradinaj

Ish ministri i Financave ,Agim Kransiqi përmes një postimi ne facebook ka thënë se përgjegjësi për ngritje e pagave e kanë të gjitha qeveritë te cilat nuk gjeten kurajo ta rregullojnë këtë çështje

Tutje Krasniqi ka thënë se vendimi i Haradinajt për rritje të pagave është marr pa mbështetje buxhetore dhe tejkalon edhe rekomandimet e FMN edhe të KE.

Krasniqi në fund ka thënë se nuk mund të bëhet një ligj i mirë duke tentuar të ruaj vendimet e këqija nga a e kaluara

Më poshtë mund të lexoni statusin e  plotë:

 Ligji per pagat

 Për hallakamën në sistemin e pagave, përgjegjësin e kanë të gjitha qeveritë dhe posaçërisht ministrat përgjegjës që nuk gjetën kuroja që këtë çështje ta rregullojnë tani e sa vite. Kësaj përgjegjësie nuk mund ti ik as Kuvendi i Republikës së Kosovës sepse me disa vendime arbitrare e në disa raste tu mbështet në forcën e të fortit kanë gjetur hapësira ligjore ti rregullojnë pagën vetës dhe stafit të tyre mbi nivelin e përgjegjësive që kanë ose kishin axhensionet ose rregullatorët që ishin nën përgjegjësin e Kuvendit. Ngjashëm kishte vepruar edhe vetë Gjykata Kushtetuese kur me një vendim të tyre kishin rritur pagat mbi secilën mundësi dhe arsye buxhetore. Edhe vendimi i fundit i Qeverisë është në vazhdën e vendimeve të tilla, as më i mirë e as më i keq. Dallimi i vetëm në këtë rast është se ky vendim është marr pa mbështetje buxhetore dhe jashtë rregullës që rregullon çështjen e pagave e që tani rregullohet me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit dhe Ligjin e buxhetit si dhe tejkalon edhe rekomandimet e FMN-së e edhe te KE. Andaj nuk mund të arsyetohet sot një vendim i tille duke u thirrur në vendimet e këqija që janë marr në të kaluarën. Po dëgjojë se jo të gjithë do të pranojnë të marrin këtë shpërblim nga ky vendim. Hallall ju koftë! Këto ditë po dëgjojë se Ligji për paga është gati. Nuk po mund të kuptojë si ky ligj është gati kur po thuhet se pagat do të ruhen për gjithë ata që mund të ju zvogëlohet paga nga një ligj i tillë. Si mundet të rregullohet paga kur drejtorit të nivelit të shtetit i rritet paga shumë pak e në anën tjetër një drejtori që ka përgjegjësi dhjetë herë ose qindra herë më të vogël se ky drejtor vetëm pse punon në një axhension që ekzekuton një buxhet prej disa qindra mija euro ti ruhet paga. Nuk ka rregullim të pagave pa prekur ata që marrin paga disa herë më të larta se koleget e tyre e të cilët kanë disa herë përgjegjësi më të lartë. Nuk mund të behet një ligj i mire duke tentuar me ruajt vendimet e këqija nga e kaluara. Po dëgjoj se jo të gjithë do të pranojn të marrin kët kët shpërblim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat