Deputeti i LDK-së, përmend me rend “krimet” e Qeverisë Haradinaj

Aktuale

Deputeti i LDK-së, përmend me rend “krimet” e Qeverisë Haradinaj

Nga: N.Sh Më: 22 qershor 2018 Në ora: 17:28
LDK

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se kjo Qeveri është e vendimeve të turpshme, anti ligjore dhe kundër popullit të Kosovës.

Selmanaj përmes një postimi në facebook, ka renditur disa vendime të turpshme të Qeverisë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai ka përmendur vendimin e Qeveris për pagat për mbi 700 zyrtarë shtetror, pastaj vendimin për 53 milionët dhënë për Bechtel Enkan,  600 mijë eurot për veteranët, pastaj vendimin e sotshëm  të Gent Begollit i cili u dërgua në Telekom.

Image
Driton Selmanaj

Ky është shkrimi i plotë i Driton Selmanajt:

Qeveri e vendimeve të turpshme, anti ligjore dhe kundër popullit të Kosov?s!

Ramush Haradinaj vendosi që ta kthej ne fuqi vendimin për rritjen e pagave dhe me këtë vendim me 1 korrik e shperblen veten, koleg?t e tij dhe mbi 700 zyrtarë, me hiq më pak se me nga 11.000 Euro.

Këtij vendimi i kishte parapri një vendim edhe më skandaloz dhe tepër i dëmshëm për vendin, ai p?r ndarjen e 53 milion Eurove p?r Bechtel Enkan.

Duke mos u mjaftuar me kaq, atëherë Ramushi vendosi që me 600 mijë euro ta blej dinjitetin dhe integritetin e veteranëve dhe familjet e dëshmorëve duke i shpërblyer ata me disa ditë rreze dielli në bregdetin shqiptarë.

Nga ana tjetër, sot Ramushi u kujdes edhe per Telekomin e Kosov?s, ku në krye të këtij institucioni vendosi njeriun e afërt të tij nga AAK Gent Begollin.

Për kaq pak dite një mori vendimesh skandaloze dhe fyese për qytetarin e Kosovës.

Qytetarë të Republikës, nevoja per mobilizim popullor për ta ndal shkatërrimin e shtetit është detyrim qytetar!!

Republika mbi të gjitha!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat