BE demanton Vuçiqin: Ekziston marrëveshja për energjinë, Serbia nuk po e zbaton

Aktuale

BE demanton Vuçiqin: Ekziston marrëveshja për energjinë, Serbia nuk po e zbaton

Më: 22 qershor 2018 Në ora: 18:55
Aleksandar Vuçiq

Ekipi negociator i Kosovës së bashku me ekspertë politik të hënë ka qëndruar në Bruksel, ku kanë prezantuar punën e deritanishme që Kosova ka bërë në implementimin e marrëveshjeve me Serbinë.

Shefi i negociatave në bisedime me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se në bazë të prezantimit që është bërë në Bruksel nga pala e Kosoves qëndrimi i BE-së ka qenë pozitiv sa i përket zbatimit të marrëveshjeve.

“Në Bruksel, ekspertët politik kanë prezantuar pothuajse të gjitha marrëveshjet që janë arrit, që nga marrëveshja për zgjedhjet, marrëveshja për polici, drejtësi, për lirinë e lëvizjes, energjinë, Asociacionin e Komunave me shumicë Serbë të gjitha marrëveshjet që janë arrit mes Kosovës dhe Serbisë vitet e fundit. Për të gjitha këto ekspertët tanë dhe njerëzit e politikës tanë kanë prezantuar qëndrimet e veta”, është shprehur ai.

Sipas Arifit, BE ka vlerësuar se Kosova ka arritur progres në implementimin e marrëveshjeve dhe tani ka mbetu vetëm marrëveshja e asociacionit e cila është në proces.

“Qëndrimet tona janë akseptu si qëndrime korrekte dhe ka qenë bindja e gjithëve se Kosova ka arritur një progres shumë të mirë në këtë proces dhe se Kosova të gjitha marrëveshjet i ka implementu. Ne i kemi kryer obligimet tona, ka mbetur vetëm çështja e Asociacionit, edhe ajo është në proces, mirëpo edhe ajo është proces nuk është akt, që do të thotë se nevojitet kohë. Ekipi menaxheria është duke e draftuar statutin, pas draftimit do të shikohet si do të zhvillohen proceset tjera. Më pas do të ketë debat, varësisht nga debati do të ketë edhe veprime të tjera adekuate që parashihen me ligj”, tha ai.

Sipas shefit të negociatave, BE ka vlerësuar si të kënaqshme përformancën e Kosovës në implementimin e marrëveshjeve.

“BE përpara vendeve anëtare të BE-së, e përmblodhi përformancën e Kosovës si të kënaqshme, Kosova ka arritur sukses të madh në implementimin e marrëveshjeve. Për ne ky ishte një lajm shumë i mirë dhe për shumë vende anëtare të BE-së ishte një lajm interesant sepse ata kanë menduar se ka ngecje në implementim. Kur BE tha qëndrimin e saj se Kosova ka implementu suksesshëm marrëveshjet, ai është një lajm shumë i mirë rreth punës së institucioneve të Kosovës”, potencoi ai.

Arifi tha se kanë kërkuar me ngulm implementimin e marrëveshjes për energji, implementimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve, hapjen e urës së Mitrovicës, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes. “E kemi përmendur rastin e artistëve, karateistëve, prerjen me thika të pikturave të gjitha këto i kemi përmbledhur në prezantimin tonë”.

Sipas tij, “të gjithë u pajtuan se argumentet tona kanë qenë argumente bindëse dhe se Kosova është në rrugën e duhur dhe konsiderojnë se Serbia duhet t’i implementojë marrëveshjet”.

Mohimi i marrëveshjes për energjinë nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë që Arifi të kërkojë përgjigje konkrete nga BE-ja gjatë takimit të së hënës.

“Unë i jam drejtu BE-së me pyetjen kohen e fundit, presidenti i Serbisë po e mohon ekzistimin e marrëveshjes për energji. A ka Kosova marrëveshje për energjinë që ju e keni falsifitu? Përgjigja e BE-së ka qenë, po, dhe Serbia nuk po e implementon atë”, tha mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat