Kritikohet kryeministri për heshtjen e tij ndaj ndeshjes së mbrëmshme

Aktuale

Kritikohet kryeministri për heshtjen e tij ndaj ndeshjes së mbrëmshme

Nga: D.RR Më: 23 qershor 2018 Në ora: 15:07
Ramush Haradinaj

Pas ndeshjes emocionuese që u zhvillua mbrëmë mes Zvicrës dhe Serbisë, kishte komente dhe reagime të shumta, madje edhe nga mediat prestigjioze ndërkombëtare.

Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, siç duket është i vetmi që nuk i ngjalli emocion kjo ndeshje, pasi që nuk pati asnjë reagim të tij apo përgëzim për lojtarët shqiptar që na bënë krenar.

Për këtë, ka reaguar përmes një postimi në Facebook opinionisti Binak Maxharraj, i cili kritikon Haradinajn, madje shkruan se mos ndoshta ka pasur dëshirë të fitoj Serbia.

Postimi i plotë:

Kryeministri i jonë i “famshëm” Ramush Haradinaj hala nuk paska dëgjuar se ka fituar Zvicra ndaj Serbisë. Kur krejt Bota po i qon fjalë miradije kësaj fitoreje më lojën brilante të dy shqiptarëve, Ramushi po heshtë hiq nuk po reagon, sikur mos të kishte ndodhë asgjë, apo ndoshta...ka pas dëshirë të fitoi Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat