Do të befasoheni me vendimet e “mëdha” të Qeverisë Haradinaj për 10 muaj!

Aktuale

Do të befasoheni me vendimet e “mëdha” të Qeverisë Haradinaj për 10 muaj!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 23 qershor 2018 Në ora: 21:02
Behgjet Pacolli, Ramush Haradinaj, Enver Hoxhaj

Në muajin shtator, bëhet një vit që nga fomimi i Qeverisë Haradinaj.

Qeveria Haradinaj, që nga paslufta e këndej është njëra prej Qeverive më të dobëta që ka pasur Kosova.

Kjo Qeveri, menxi është formuar më 9 shtator me 61 vota.

Se Qeveria e Ramush Haradinajt është shumë e dobët tregon puna e saj 10 muajshe, e që synimi i saj është vetëm pasuria.

Pa bërë asnjë punë të madhe për qytetarët e vendin, kreu i qeverisë, Ramush Haradinaj morri disa vendime “krye në vete” ku buxhetin e Kosovës e dëmtoj mjaftë shumë. Se po harxhohen rezervat e shtetit kishte parlajmëruar edhe ministri i Financave, Bedri Hamza.

Se Hamza është njëri prej ministrave më të mirë që ka pasur Kosova, tregon edhe mohimi që bëri për rritjen e pagave. Ai tha se nuk dëshiron të marrë pagën me rritje, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë.

Image
Driton Tali

Por, si vlerësohet puna e Qeverisë Haradinaj nga ish deputeti i Kosovës, Driton Tali?

Tali tregon për punët e “mëdha” të qeverisë të kryera përgjat këtyre muajve.

Ai për gazetën “Bota sot” përmend disa vendime të kryera deri tash prej kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj.

“Të mirat që na i bëri z. Haradianj si Kryeministër janë të shumta. Unë do ta vecoja Marrëveshjen për Demarkacion, ku falë guximit dhe menqurisë ëe tij, z Haradinaj, na shpëtoi 8200 hektarë nga dhënia falas Malit të Zi. Pastaj burgosjen e 6 terroristëve turq, me cka na shpëtoi nga përkeqësimi i marrëdhënieve me Turqinë. Por nuk duhet harruar edhe burgosjen e Gjuriqit, me çka i tregoi Serbisë se Kosova është shtet. Ngjashëm i tregoi edhe zonjës Valdete Deralla se me Kosovën nuk ka hajgare”, thotë Tali.

Tutje ai përmend edhe 200 milionë euro dëmshpërblim që Kosova do t'ia paguante Bechtel Enkas “po ta çonim në arbitrazh, për shkak të paditurisë së qeverisë së mëparshme”.

“Me zgjuarësinë e tij, ne tashti Bechtel-Enkas do t'ia paguajmë vec 53 milion euro”, thotë Tali.

Ish deputeti Tali, thotë se ka edhe shumë të “mira” tjera të cilat i ka krye me “sukses” për Kosovën, Ramush Haradinaj.

“Andaj, jo rastësisht z. Haradianj e shohim duke vrapuar nëpër sheshe sepse po të ecte ngadal do të vonohej për t'i kryer gjitha këto punë. Për mos ta harruar tashti këtë hapin e fundit që e bëri me emrimin e z. Begolli drejtor të PTK-së. Z. Begolli është një menaxher i përmasave globale, dhe s'do mend se jo vetëm që do ta shpëtojë PTK-në por edhe do ta zhvillojë në një korportë globale, ashtu siç ka bërë z. Begolli me korporatat tjera të cilat i morri nën udhëheqjen e tij”, përfundon Driton Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat