Lekaj tregon planin e buxhetit për vitin e ardhshëm

Aktuale

Lekaj tregon planin e buxhetit për vitin e ardhshëm

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 11:32
Pal Lekaj ka thënë se Ligji i Buxhetit për vitin 2019 i kësaj ministrie, do të ketë bashkëplanifikim korrekt për një infrastrukturë moderne.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se Ligji i Buxhetit për vitin 2019 i kësaj ministrie, do të ketë bashkëplanifikim korrekt për një infrastrukturë moderne.

“Bashkëplanifikim korrekt për një infrastrukturë moderne, që lidhjet e brendshme dhe ato me koridore të mos jenë më shtigje mes ngrehinash e mbeturinash, por investime të qëndrueshme dhe moderne”, ka shkruar Lekaj.

Tutje ai ka thënë se infrastruktura nuk do të jetë e bukur vetëm në video, mirëpo edhe në realizimin e saj.

“Infrastrukturë uniforme, të bukura jo vetëm në video 3D, por në projekte të realizuar në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve të vendit tonë”, ka përfunduar Ministri Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat