Policia e Kosovës tregon se si i kryejnë përgjimet telefonike

Aktuale

Policia e Kosovës tregon se si i kryejnë përgjimet telefonike

Nga: A.M. Më: 24 qershor 2018 Në ora: 11:33
Ilustrim

Pas publikimit të lajmit në mediat se Polica e Kosovës së bashku me AKI-në po përgjojnë familjarët e Grupit të Kumanovës, ka reaguar kjo e fundit.

Në reagimin e Policisë së Kosovës thuhet se ky institucion në asnjë rast nuk bënë përgjime ndaj askujt, pa poseduar urdhëresë të organeve të drejtësisë.

Për më tepër, thuhet në reagim se “sigurojmë opinionin e gjerë se përgjimi i telekomunikimeve realizohet vetëm në pajtim me legjislacionin në fuqi, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe Ligjit për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike Nr. 5/L-030, si dhe gjithherë bazuar në urdhra të ligjshëm të Gjykatës kompetente”.

“Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës janë kredibile, në zbatim të ligjit dhe në respektimin e plotë të të drejtave themelore të njeriut, ku të gjitha veprimet ndërmirren konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese.

Po ashtu, Policia e Kosovës në asnjë rast të vetëm nuk bënë përgjime ndaj askujt, pa poseduar urdheresë të organeve të drejtësisë.

Ndërsa për hirë të sqarimit dhe demantimit të këtij shkrimi jo të drejtë, njoftojmë se nuk është ndermarr asnjë aktivitet, veprim, masë, apo kryerje e asnjë përgjimi i personave apo familjarëve në rastin e ashtuquajtur të grupit Kumanova, siç potencohet në shkrimin e publikuar.

Sigurojmë opinionin e gjerë se përgjimi i telekomunikimeve realizohet vetëm në pajtim me legjislacionin në fuqi, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe Ligjit për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike Nr. 5/L-030, si dhe gjithëherë bazuar në urdhra të ligjshëm të Gjykatës kompetente.

Angazhimi dhe përkushtimi i institucioneve të sigurisë së RKS-së do të vazhdoj të jetë besimi i qytetarëve ndaj tyre, dhe në asnjë rrethanë pretendimet si këto nuk do të zbehin imazhin dhe përkushtimin e madh institucional për t’i shërbyer vendit.

Policia e Kosovës në bashkërëndim me institucionet tjera të sigurisë në Republikën e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve ligjore dhe kushtetuese, prandaj konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejtë dhe korrekt, dhe në asnjë rast të vetëm të mos bie pre e dezinformatave të ndryshme”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat