Drecun: Kosova ka strategji në dialog, duan t’i shmangen krijimit të Asociacionit

Aktuale

Drecun: Kosova ka strategji në dialog, duan t’i shmangen krijimit të Asociacionit

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 13:49
Milovan Drecun

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë sot – në ditën kur pritet që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë – se Kosova ka një strategji të harmonizuar.

“Është e qartë që Beogradi po përpiqet që të pranojë atë që ata duan dhe qëndrimet e bëra nga politikanët në Prishtinë nuk janë inkurajuese”.

“Ata (politikanët e Kosovës) do të përpiqen që t’i shmangen çështjes kryesore për ne – Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Drecun.

Sipas tij, brenda strategjisë së Kosovës nuk ka diskrepanca dhe se synimi është që kërkesat të pranohen nga Beogradi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat