Bashkimi Evropian ia vazhdon mandatin Apostolovës

Aktuale

Bashkimi Evropian ia vazhdon mandatin Apostolovës

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 12:34
Nataliya Apostolova

Këshilli i Bashkimit Evropian ai ka vazhduar mandatin Përfaqësueses Speciale në Kosovë, Nataliya Apostolova, deri më 29 shkurt 2020.

“Mandati i Nataliya Apostolovës si Përfaqësuese Speciale e Bashkimit Evropian është zgjatur për 20 muaj, deri më 29 shkurt 2020”, bën të ditur Bashkimi Evropian.

Apostolova u emërua si Përfaqësuese Speciale më 4 gusht 2016.

Për 20 muaj janë vazhduar edhe mandatet e përfaqësuesve special të BE-së në Azinë Qendrore, Bririn e Afrikës, Sahelin, Kaukazin Jugor dhe krizën në Gjeorgji.

Mandati i përfaqësuesit të Bosnjes dhe Hercegovinës u vazhdua për 14 muaj.

Përfaqësuesit Specialë promovojnë politikat dhe interesat e BE-së në rajone dhe shtete të caktuara, si dhe çështje me interes të veçantë për BE-në.

Ata luajnë një rol aktiv në konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sundimit të ligjit. Përfaqësuesit e parë të BE-së u emëruan në vitin 1996.

Aktualisht, tetë Përfaqësues Special mbështesin punën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian  për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini.

Këto janë gjashtë të lartpërmendura dhe përfaqësues të posaçëm për të Drejtat e Njeriut dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat