Gjenerali kroat, Ante Gotovina tmerron serbët pas humbjes nga Zvicra

Aktuale

Gjenerali kroat, Ante Gotovina tmerron serbët pas humbjes nga Zvicra

Nga: P.R Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:17
Ante Gotovina

Serbia u deklasua nga kombëtarja zvicerane në kuadër të kampionatit botëror, ku me golat e dy shqiptarëve nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, Zvicra shënoi fitore.

Por, festimi i golave nga Xhaka dhe Shaqiri duke bërë Shqiponjën, ka bërë që të FIFA të nisë hetimet ndaj dy shqiptarëve që luajnë për kombëtaren zvicerane.

E kjo ka nxitur reagime të shumta në opinionin publikë pothuajse në gjithë botën. E i fundit që ka reaguar ka qenë komandant i luftës në Kroaci, gjenerali Ante Gotovina, i cili ka bërë shqiponjën, duke i tmerruar edhe njëherë serbët.

“Komandanti luftës Gjeneral Ante Gotovina me shokun tonë Albert Lasku në përkrahje TË SHQIPONJËS DYKRENARE”, thuhet në foton e postuar në faqen Albania & Croatia-Friendship, përcjellë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat