Haradinaj takohet me gazetarët ndërkombëtarë që po qëndrojnë në Kosovë

Aktuale

Haradinaj takohet me gazetarët ndërkombëtarë që po qëndrojnë në Kosovë

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 13:44
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me një grup gazetarësh

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me një grup gazetarësh që përcjellin punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Të njëjtit janë duke qëndruar në Kosovë tash e sa ditë.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka njoftuar për bashkëbisedim me gazetarët duke thënë se focus I Qeverisë është zhvillimi i demokracisë përmes sundimit të ligjit.

Postimi i Haradinajt:

Në një bashkëbisedim të hapur me gazetarët e mediave prestigjioze ndërkombëtare në New York, që përcjellin punën e OKB-së dhe zhvillimet globale, zbërtheva rrethanat politike në vend dhe rrugën tonë të pashmangshme euro-atlantike. Fokus i Qeverisë së Kosovës është zhvillimi i demokracisë përmes sundimit të ligjit dhe ekonomisë prosperuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat