Vjosa Osmani tregon çka po kërkon BE-ja për Asociacionin

Aktuale

Vjosa Osmani tregon çka po kërkon BE-ja për Asociacionin

Nga: N. Sh Më: 27 qershor 2018 Në ora: 10:25
Vjosa Osmani, Federica Mogherini

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar publikisht sqarime nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian lidhur me mënyrën e formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Osmani thotë që Përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini, kishte thënë në Kuvendin e Kosovës që Asociacioni do të bëhet sipas Kushtetutës së Kosovës, kurse dje Këshilli i BE’së ka deklaruar që “Asociacioni duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e gushtit 2015 dhe atë të vitit 2013”.

Këtë mospërputhje të qëndrimeve të BE’së, Osmani e ka interpretuar si kërkesë të tyre ndaj Kosovës për ndryshim të Kushtetutës, me qëllim që Asociacioni të bëhet sipas marrëveshjes së Brukselit, të cilën Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur antikushtetuese në shumë pika.

Ky është postimi i plotë i Osmanit në Facebook:

A PO KËRKON BASHKIMI EVROPIAN TA NDRYSHOJMË KUSHTETUTËN E KOSOVËS?

Më 6 maj 2016, Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini kishte deklaruar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se ‘Asociacioni do të bëhet në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.’

Dje, më 26 qershor 2018, Këshilli i BE-së, në konkluzionet për Kosovën deklaron se ‘Asociacioni duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e gushtit 2015 dhe atë të v.2013.’

A mundet dikush nga BE ta sqarojë pse ky kthim prapa? Pra tani kërkohet që të injorohet Vendimi i gj.Kushtetuese, i cili kishte konstatuar se Statuti i Asociacioni nuk mund të hartohet sipas marrëveshjes së 25 gushtit meqë ajo binte ndesh me një sërë dispozitash kushtetuese. Prandaj, kërkesa e djeshme që ky statut të bëhet sipas marrëveshjes së gushtit 2015 mund të interpretohet si kërkesë për të ndryshuar kushtetutën e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat