Beteja më e përgjakshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj armikut serb ishte ajo e Kososharës, e zhvilluar më 9 pril të vitit 1999.
Në këtë betejë kur edhe u bë thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar morën pjesë djem trima nga të gjitha trojet shqiptare, shumica prej të cilëve sot nuk janë më.
Në mesin e tyre për lirinë e Kosovës, ka marrë pjesë edhe i ndjeri Beg Rizaj “Komandant Begu”, i cili është një prej viktimave të përplasjes së armatosur të ndodhur në Kumanovë më datat 9 dhe 10 maj, shkruan gazeta “Bota sot”.
Në këtë video ai tregon se është nga Deçani dhe përkundër moshës së re shprehet i vendosur të luftoj përkrah UÇK-së.
Kujtojmë se beteja e Kosharës është njëra prej betejave ku serbët shovinist kanë pësuar më së shumti dëme në njerëz dhe arsenalin e saj e që e kishte mjaftë të fuqishëm kundrejt forcave ushtarake shqiptare.