“Ej komandanta të pasluftës, nëse nuk keni bo krime pse tutni, bre Rexh vllai”

Aktuale

“Ej komandanta të pasluftës, nëse nuk keni bo krime pse tutni, bre Rexh vllai”

Nga: P.R Më: 2 korrik 2018 Në ora: 15:57
Rexhep Shahu, në Stërvitjen "Drini 98" të Divizionit të Kukësit, në shpatet e Helshanit të Hasit, duke u përgatitur në luftën për Kosovën me Jonuz Hallaçin e Sul Diden

Publicisti i njohur nga Shqipëria, dhe gazetar gjatë luftës për Kosovën, Rexhep Shahu, përmes një postimi në facebook, ka reaguar ndaj komandantëve të pasluftës.

Shahu ka ftuar komandantët që të mos kenë frikë, duke shtuar se nuk mundën ta komandojnë gjithmonë Kosovën.

“Dikush, qe ka kape kallashin e po çet si ne thi kunder atyre (edhe meje) qe duan krijimin e Gjykates Speciale ne Kosove, po çet sa po i lakohet gryka e armes prej nxehtesise, qe rren si qen se ka qene ne lufte dhe ka qene edhe nje fare komandanti, ka qendrue gjithe kohes ne Kukes, ndonjehere ne Tirane dhe per plazh ne Durres. Ndonjehere shkonte prej Kukesi sa per ndonje shetitje ne Kosove dhe kthehej shpejt "me organizue luften bre Rexh vllai..."”, shkruan Shahu, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Ej komandanta te pasluftes, nuk mundni me e komandue gjithmone ju Kosoven. Mos u tutni. Nese nuk keni bo krime, pse tutni. Edhe nese keni vjedhe dhe jeni bo sheika duhet me bo pak burg "per Kosove", duhet me i lane mandatet e postet. Po ani, prape mire ju bjen se paret nuk ua merr kerkush.

Ata qe tregojne me shume histori lufte, ata qe thirren me shume ne lufte, ata qe ia kujtojne vetes se tyre me shume luften e shesin sot trimeri, e kane me te degjuar luften dhe te enderruar trimerine.

Dikush, qe ka kape kallashin e po çet si ne thi kunder atyre (edhe meje) qe duan krijimin e Gjykates Speciale ne Kosove, po çet sa po i lakohet gryka e armes prej nxehtesise, qe rren si qen se ka qene ne lufte dhe ka qene edhe nje fare komandanti, ka qendrue gjithe kohes ne Kukes, ndonjehere ne Tirane dhe per plazh ne Durres. Ndonjehere shkonte prej Kukesi sa per ndonje shetitje ne Kosove dhe kthehej shpejt "me organizue luften bre Rexh vllai...". 

Ky fare komandanti me ofronte ate bote 700 marka "qe bre daje merri qeto vec me pi nje kafe" per me ia realizue nje interviste ne Radio Kukesi ku ai me u pergjigje pyetjeve qe duhej t'ia beja une si: si ia kalove ne lufte, sa serbe vrave, sa preve, sa dite do te rrish ne Kukes, kur do t'ia msysh prape per ne lufte me e farue Serbine krejt. Dhe ne fund, donte edhe me ia dhane kaseten "per me deshmue historine bre Rexh...".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat