Enver Hoxhaj: Sivjet s’ka njohje nga pesëshja e BE-së

Aktuale

Enver Hoxhaj: Sivjet s’ka njohje nga pesëshja e BE-së

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 11:32
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, e ka pranuar se Kosova sipas të gjitha gjasave nuk do të njihet as sivjet nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat deri tash nuk e kanë bërë këtë.

Sipas Hoxhajt, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia dhe Rumania varet nga epilogu që do të marrë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Këtë ai e ka thënë në tryezën “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohjes”, e organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Në anën tjetër, deputeti Ilir Deda, ka kritikuar ashpër qeveritarët kosovarë duke thënë se Prishtina zyrtare ka dështuar tash e dhjetë vjet që të hapë zyrë ndëlidhëse në Athinë.

Kjo sipas tij ka ndodhur për shkak se politikanët në Kosovë janë primitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat