Rrezikohet dialogu Kosovë Serbi, shkak largimi i serbëve nga FSK-ja

Aktuale

Rrezikohet dialogu Kosovë Serbi, shkak largimi i serbëve nga FSK-ja

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 20:41
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuciq

Në fazën kur Kosova dhe Serbia po proklamojnë fazën finale të bisedimeve dhe njohjen reciproke mes të dyja shteteve, dialogu po pritet të pësoj ngecje.

Kjo për shkak të presionit të madh që së fundmi Beogradi zyrtar ka bërë ndaj komunitetit serb në Kosovë, gjegjësisht pjesëtarëve të FSK-së.

Tetë pjesëtarë nga ky komunitet kanë kërkuar zyrtarisht lirim nga detyra në FSK me arsyetimin e presionit të lartë nga shteti serb.

Por ky gjest i Beogradit rrezikon të bllokojë procesin e dialogut mes dy vendeve.

Të paktën kështu paralajmëron udhëheqësi i bisedimeve teknike me Serbinë Avni Arifi.

Ai duke folur, ka thënë se ky veprim i Serbisë do të ketë implikime jo vetëm në dialog por në çdo raport të Kosovës me Serbinë.

“Veprimet e shtetit të Serbisë kundër pjesëtarëve të FSK do kenë implikime jo vetëm në dialog por në të gjitha raportet tjera Kosovë Serbi

Është tërësisht e pa akceptueshme dhe kudër çdo angazhimi që bashkësia ndërkombëtare bashkë me shtetin e Kosovës kanë bërë për integrimin e komunitetit serb në shtetin e Kosovës. Është e pajustifikueshme dhe e dëmshme për popullatën serbe në Kosovës “ ka thënë Arifi.

Avni Arifi, udhëheqës i dialogut teknik me Serbinë

Ai  ka shtuar  se në fazën e kaluar të dialogut,  pala kosovare ka ngritur si çështje edhe arrestimet që shteti serb, i bënë vazhdimisht ndaj ish ushtarëve të UÇK-së, dhe se tani do ta ngrisin edhe këtë çështje .

“Ne edhe herën fundit në dialog e kemi ngrit çështjen e vazhdueshme të arrestimit e ndalimit që shteti serb i bënë ish ushtarëve të UCK-së dhe vendet evropiane janë në dijeni për arrestimet, dhe tashmë edhe te ata po krijohet bindja e vërtet për Serbinë” është shprehur krye negociatori.

Ai megjithatë ka shprehur bindjen se Qeveria e Kosovës do u qëndroj pranë këtij komuniteti do bisedoj për kthimin e tyre meqenëse FSK është për të gjitha komunitetet.

“Ne do vazhdojmë aktivitetet tona me këtë grup, angazhimet do të vazhdojnë. FSK është e të gjithë komuniteteve “  ka përfunduar Arifi.

Ndërsa zëvendësministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Burim Ramadani ka thënë se pret që pjesëtarët serbë t’u kthehen shpejt detyrave të tyre brenda kësaj force.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat