Ish agjenti i SHIK-ut zbulon me urdhër të kujt është vrarë Oliver Ivanoviç

Aktuale

Ish agjenti i SHIK-ut zbulon me urdhër të kujt është vrarë Oliver Ivanoviç

Nga: P.R Më: 6 korrik 2018 Në ora: 15:22
Oliver Ivanoviç është vrarë në Mitrovicë

Naim Miftari, ish agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës, përmes një postimi në facebook, ka shkruar lidhur me vrasjen e politikanit serb në Kosovë, të dënuarit për krime kundër shqiptarëve, Oliver Ivanoviç.

Ai ka shkruar se kjo vrasje është bërë me urdhër nga Beogradi dhe njerëz të lidhur me BIA-në.

“Oliver Ivanovic është vrarë me urdhër nga Beogradi nga njerëzit e lidhur me e BIA Serbe, vrasja ka qenë me qëllime politike për ta bërë listën Serbe të pa konkurrent dhe ka qen vërejtje për të gjithë serbët e tjerë që merren me politik e punojnë jashtë urdhrave të Beogradit.! Ivonaviqi kishte kontaktuar me një politiqar të fuqishëm shqiptarëve nga Kosova, dhe në këmbim të qenit lider kryesor i serbëve të Kosovës dhe lirimit nga akuzat për krime lufte do ti pranonte zbatimin e disa ligjeve të Kosovës në veri pasi ky dot behej krye politikani i veriut”, ka shkruar Miftari në faqen e tij ën facebook.

Image
Postimi i Miftarit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat