Pacolli takoi presidentin e Italisë, Sergio Mattarella

Aktuale

Pacolli takoi presidentin e Italisë, Sergio Mattarella

Nga: Bota Sot Më: 6 korrik 2018 Në ora: 19:14
Behgjet Pacolli sot është pritur në Romë nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po qëndron në një vizatë zyrtare në Romë.

Pacolli është takuar me Presidenti e  Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, me të cilin ka biseduar për dialogun dhe procesin e integrimeve të Kosovës

Postimi i plotë në Facbook:

Në vazhdën e takimeve të mia nëpër kryeqytetet e BE-së, sot në Romë, në selinë e Presidencës, Pallatin Quirinale, u takova me numrin një të Republikës së Italisë, Presidentin Dr. Sergio Mattarella. Biseduam për dialogun dhe procesin e integrimeve të Kosovës. Takim shumë dashamirës..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat