Mustafa mbledh kryetarët e degëve të LDK-së, ja çka vendosin për dialogun

Aktuale

Mustafa mbledh kryetarët e degëve të LDK-së, ja çka vendosin për dialogun

Nga: A.M. Më: 6 korrik 2018 Në ora: 19:20
Pamje nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa është takuar me kryetarët e degëve të partisë së tij

Në komunikatën për media thuhet se të gjitha degët e LDK-së e konfirmuan qëndrimin se procesi i dialogut nuk mund të udhëhiqet nga institucione jo legjitime dhe përtej kompetencave kushtetuese.

“Të gjithë kryetarët e degëve mbështetën qëndrimin e kryesisë së LDK-së, se institucionet nuk kanë legjitimitet dhe vendi është në krizë institucionale.

Të gjitha degët e LDK-së e konfirmuan qëndrimin se procesi i dialogut nuk mund të udhëhiqet nga institucione jo legjitime dhe përtej kompetencave kushtetuese.

LDK pra është e gatshme të udhëheqë këtë proces të rëndësishëm pas legjitimimit qytetarë në zgjedhjet e reja.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë që ka projektuar dhe ka themeluar shtetin e Kosovës, secili proces i pakushtëzuar ndaj rendit tonë kushtetues përbën naivitet politik të rrezikshëm dhe është skajshmërisht i dëmshëm për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Po ashtu, thuhet se LDK-ja do të punojë në terren për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme të cilat do të nxjerrin një qeveri legjitime./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat