Edhe Ismet Beqiri kundër Lutfi Hazirit, përkrahja e tij ndaj Thaçit, personale

Aktuale

Edhe Ismet Beqiri kundër Lutfi Hazirit, përkrahja e tij ndaj Thaçit, personale

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 19:32
Beqiri, Mustafa dhe Haziri

Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës e përkrah Hashim Thaçin si udhëheqës të dialogu. Por, nga ana tjetër janë zyrtarë të tjerë të LDK-së, si është Avdullah Hoti që e konteston në mënyrë të ashpër që presidenti të jetë udhëheqës i negociatave me Serbinë.

Njëjtë po e konteston edhe Ismet Beqiri nga LDK. Ai tha se Lidhja Demokratike nuk e ka ndryshuar qëndrimin sa i përket përkrahjes së Thaçit dhe platformës.

“Nuk dua t’i deklaroj deklarata e zyrtarëve të tjerë të LDK-së, por unë po flas me kompetencë, duke mos e kontestuar kompetencën të askujt tjetër. Qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është ai që ka qenë, i njëjti nuk e përkrahim as platformën e as zotëri Thaçin të jetë udhëheqës i delegacionit”, ka thënë ai.

Këtë qëndrim LDK-ja e ka pothuajse që një vit, diku më 31 gusht të vitit të kaluar dhe nuk ka pasur asnjë arsye që ky qëndrim i LDK-së të ndryshojë, tha ndër tjera deputeti i LDK-së.

Qëndrime të ndryshe për çështje të njëjtë a kanë krijuar ndarje në grupe brenda partisë opozitare? Jo, mohon Beqiri duke thënë çfarëdo qëndrimi tjetër nga zyrtarët e LDK-së, në lidhje me përkrahjen e presidenti për dialog, është qëndrim individual personal.

“Nuk është çështje e ndarjes brenda partisë në grupe, por po e them që çdonjëri prej nesh çfarëdo që thotë jashtë atij qëndrimi që e ka LDK-ja është qëndrim personal. Qëndrimi i LDK-së është ky, nuk e përkrah as platformën e as zotëri Thaçin të jetë udhëheqës i dialogut, ky është qëndrim që LDK-ja e mbron”, ka thënë sekretari i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat