Ish kreu i AKK-së: Kryeministri të zbraps vendimin për pagat, nëse ka moral dhe integritet

Aktuale

Ish kreu i AKK-së: Kryeministri të zbraps vendimin për pagat, nëse ka moral dhe integritet

Nga: H.O. Më: 6 korrik 2018 Në ora: 20:04
Hasan Preteni

Ish kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni në një koment në Facebook ka reaguar ndaj vendimit për rritjen e pagave. Ai shkruan se prokurorët dhe gjyqtarët janë në pozitë të konfliktit të interest nëse veprojnë kundër këtij vendimi.

Sipas tij, kryeministri Ramush Haradinaj duhet zbrapsur këtë vendim, nëse ka moral dhe integritet.

“Ka mjaftuar opinioni i Agjencisë, ka të bëjë me etikën, moralin dhe integritetin shtetërorë, të gjitha veprimet tjera janë të panevojshme. Prokurorët dhe gjyqetarët janë në pozitë të konfliktit të interesit nëse veprojnë. Po ata po përfitojnë nga ky vendim, po si të veprojnë kundër vetvetës. Gjykata mund të dënoj dikënd ( edhepse kjo nuk do të ndodhë kurrë) por vendimi duhet zbrapsur nga kryeministri, nëse ka së paku moral dhe integritet”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat