Haxhiu: Nuk guxojmë t’a lejojmë Thaçin të bëj pazare për interesat e tij personale

Aktuale

Haxhiu: Nuk guxojmë t’a lejojmë Thaçin të bëj pazare për interesat e tij personale

Nga: A.M. Më: 6 korrik 2018 Në ora: 20:15
Albulena Haxhiu

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk guxojmë që të lejojmë presidentin e Kosovës Hashim Thaçin të bëj pazare të tjera për interesat e tij personale!

Në postimin e saj në Facebook ka shkruar se “Familjarët e të vrarëve, të pagjeturve, viktimat e dhunimit seksual, të gjithë ne, duhet t’a ndalojmë Thaçin”.

Postimi i plotë:

Sot gjatë ditës, referuar burimeve diplomatike, qarkullonte lajmi se në marrëveshjen e Thaçit me Vuçiqin do të parashihet amnistia për krimet e kryera nga kriminelët serb gjatë luftës në Kosovë!

Nuk guxojmë t’a lejojmë Thaçin të bëj pazare të tjera për interesat e tij personale!

Familjarët e të vrarëve, të pagjeturve, viktimat e dhunimit seksual, të gjithë ne, duhet t’a ndalojmë Thaçin.

Ne sapo kemi peoceduar projekttligjin për gjykimin në mungesë të kriminelëve serb. Kriminelët duhet të dënohen. Drejtësia duhet të vihet në vend!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat