Reagon edhe bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Rrustem Bruqi është hero, s’ka nevojë për bandat që shkatërruan shtetin

Aktuale

Reagon edhe bashkëluftëtari i Sali Çekajt: Rrustem Bruqi është hero, s’ka nevojë për bandat që shkatërruan shtetin

Nga: N.Sh Më: 6 korrik 2018 Në ora: 23:06
Heroi Rrustem Bruqi

Saim Tahiraj, veprimtar i hershëm i LDK-së në diasporë, dhe bashkëluftëtarë si dhe bashkorganizator i luftës në Kosovë me Sali Çekajn, ndjehet mjaft i pikëlluar më reagimin e djalit të dëshmorit Rrustem Bruqi, Flakrimi i cili tha se qeveritarët nuk po përkujdesën as për akademitë përkujimorë të dëshmorëve e lëre më për varrezat e tyre.

Tahiraj duke e komentuar këtë shkrim, i thotë Flakrimit se nuk duhet të brengoset me mos marrjen pjesë të qeveritarëve në akademi dhe homazhe sepse mospjesëmarrja e tyre është nderë për heroin Rrustem Bruqi, shkruan gazeta “Bota sot”.

Tahiraj në postimin e tij në facebook thotë se, heroi Rustem Bruqi mëdhësin e tij e fitoi me veprën herioke, dhe nuk ka nevoj për bandat që shkatërruarn Kosovën.

“Me shpirt të thyer e lexova reagimin tuaj.Duke e përfunduar së lexuari, i mërzitur shumë më cingëroj telefoni,ishte Miku im nga Isniqi,Muhamet Imeraj i cili e ka bërë edhe këtë fotografi gjatë udhtimit për në Kosovë.Më foli me vështërsi, sepse i dridhej zëri nga dhimbja që i kishte sjellur reagimi i juaj.Unë dhe Muhameti kemi një porosi për juve i nderuari Flakrim.Mosë të brengos mospjesmarrja e pushtetarëve në Akademi dhe homazhe.Mospjesmarrja e tyre është nderë për Heroin Rrustem Bruqi.Sikur të merrnin pjesë do e fyenin madhështin e Heroit.Aji nukë i duron këto banda të cilat edhe në luftë e kundërshtuan,madje duke ju kërcnuar se kanë me luftue si me shka.Heroi Rrustem Bruqi është i madhë.Madhështin e fitoj me veprën e tij heroike.Aji është në zemrën dhe mendjen e ç‘do Shqiptari të ndershëm dhe patriot.Aji nukë ka nevojë për banda që e shkatrruan ç‘do pjesë të Shtetit.Ju i nderuar Flakrim ndihuni krenarë që jeni bijtë e Heroit Rustem Bruqi.Heroi do e zë vendin e vetë që i takonë në eliten e burrave të mëdhenjë të kombit tonë.Lavdi të përjetshëm Heroi i ynë Rrustem Bruqi”, shkruan Saim Tahiraj.

Ndërsa më herët djali i dëshmorit Rrustem Bruqi, Flakrimi është shprehet i emocionuar dhe i zhgënjyer me qeverisjen e vendin për harresën që po ua bëjnë dëshmorëve.

Flakrimi thotë se sakrificën e dëshmorëve nuk po e vlerësojnë më, duke kritikuar edhe për mos rregullimin e varreve dhe përmendoreve.

“Si qdo pervjetor, te pikelluar tubohemi me krenari tek ju Heronjtë tanë!

Ne e dijmë se lirinë e sollët ju! E me krenari tmadhe tregojme se tbijtë e kujt jemi!

Dhimbje ndjejme qdo dit, por ne ditet me shenje dhembja eshte me e madhe! Jo sepse humbe jeten per liri, per token kosovare! Por se sakrificen tonë spo e vlersojne me! I qendroj falenderues miqve tane qe nuk harrojne asnjeherë, por si mund te pranoj faktin se keta heronj kombi nuk marin meritat e tyre, e ne pervjetoret e tyre jane ata njerez besnik, jo kta njerëz qe jane ne qeverisje te vendit! Pa fije turpi as statuse nuk postojne, e le me te marin mundimin te vijnë ne akademitë perkujtimore! E un jetim i lirise vetem mund te shikoj se si ju nuk kujtoni pervjetorët e heronjeve te kombit, te cilet ne plan te parë, para familjes kishin token e Kosoves, himnin e flamurin tone, tcilin as ju vet se njifni, i habitur shikoj vendimet tuaja per neglizhence te ngjarjeve historike! Sidomos ju qe thirri per vlera lufte, e qe sot shijoni lirinë!

E nga qeveria sjam i habitur per mosprezencë! Po a te jem falenderues nga komuna se di, tpakten nga komuna moren pjes 5 persona per homazhe, te varri i deshmorit-HEROIT i cili sot 20 vjet nuk ështe rregulluar nga shteti per tcilin vdiq e dha gjithqka, e le me te ndertohen buste e permendore!

Ju Faleminderit per mirkuptim, me falni nese shkrova realitetin e hidhur qe ballafaqohemi qdo vit!

Mos harrofshim kurrë sakrificat tona! Kujtimet janë tek populli prapë se prapë, jo te qeveria! Emri yt eshte ne zemrat tona e jo ne permendoret qe sjane bërë!

Me krenari jam lajmetarë se jam pasardhesi yt, ti deshmorë i lirisë!

Me rrespekt Flakrim RRUSTEM BRUQI!”, shkruan Flakrim Bruqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat