Hoti flet për takimin me Mustafën, ka një kërkesë për qytetarët

Aktuale

Hoti flet për takimin me Mustafën, ka një kërkesë për qytetarët

Nga: N.H Më: 7 korrik 2018 Në ora: 11:49
Avdullah Hoti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ditën e djeshme mbajti takim me kryetarë të degëve të LDK-së.

Sipas një njoftimi të kësaj partie, të gjithë kryetarët e degëve dje mbështetën qëndrimin e kryesisë së LDK-së, se institucionet nuk kanë legjitimitet dhe vendi është në krizë institucionale.

E lidhu me këtë çështje, ka folur edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përcjell "Bota sot".

Hoti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se mobilizimi tashmë ka filluar. Tutje, ai ka kërkuar edhe mbështetjen e qytetarëve, për ndryshimet, siç thotë ai, që po vijnë.

“Kryetari Mustafa takon kryetaret e degëve te LDK-se. Mobilizimi ka filluar. Kosova ka perspektivë evropiane, të cilën mund t’ja sigurojë LDK. Na duhet mbështetje qytetare për ndryshimet që po vijnë”, ka shkruar Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat