Veseli: Sot nis dekada e transformimit modern të Kosovës

Aktuale

Veseli: Sot nis dekada e transformimit modern të Kosovës

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 11:55
Kadri Veseli

(E plotësuar) - Rinia Demokratike e Kosovës sot do të zgjedhë organet e reja drejtuese për katër vitet e ardhshme. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar para qindra delegatëve se nga sot edhe zyrtarisht po fillon Dekada e Re.

Duke folur për procesin zgjedhor të Rinisë Demokratike, Veseli u ka thënë atyre se si askush tjetër, ata kanë dëshmuar që e meritojnë të jenë zëri i të rinjve të Kosovës.

Sipas kreut të PDK-së, ashtu siç ka qenë gjithmonë Rinia Demokratike e Kosovës, ashtu siç është vetë Partia Demokratike e Kosovës, zëri ma autentik i qytetarëve të Kosovës.

Veseli: Dekada e Re është rinia në vendimmarrje

“Sot është dita e rinisë, nga sot do të themi edhe në mënyrë zyrtare fillon Dekada e Re. Dekada e transformimit modern të Kosovës sonë, dekada e integrimeve kombëtare dhe euro atlantike të Kosovë sonë, dekada e re e inovatorëve dhe fitimtarëve, dekada e juaja rini e Kosovës...Dikush që sot nuk është ende në radhët tona, me të drejtë mund të pyes: po çfarë është dekada e re? Mbi të gjitha dhe para së gjithash dekada e re është rinia në lidershipin e vendit. Dekada e re është rinia në vendimmarrje dhe inovacion, dekada e re është potenciali i të rinjve, forcë e transformimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Dekada e re është rruga e përparimit të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, nën lidershipin e vendosur të Partisë Demokratike të Kosovës.”, tha Veseli.

I pari i PDK-së, ka shtuar se nuk ka forcë që mund ta ndalojë një vend kur fatin e tij e marrin në duar të rinjtë. E gjithë historia kombëtare, sipas tij, e dëshmon këtë, e dëshmon e tashmja dhe do ta dëshmojë edhe e ardhmja.

Fjalë të mëdha për rininë ka folur edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, sipas të cilit, të rinjtë kanë dy motive pse janë pjesë e PDK-së.

Kuçi: PDK s’e përdorë të riun për protesta e pllakata por vendimmarrje

“Unë do ta quaja motivi ose arsyeja e brendshme dhe ajo e jashtme. Motivi i brendshëm i juaj është se ju keni ide, ju keni energji, ju keni ëndrra, ju keni synime, ju e doni vendin dhe ato duhet t’i realizoni diku. Nuk ka vend me të mirë se t’i realizoni në PDK. Unë jam i bindur se PDK dhe kryetari Veseli do të krijojnë hapësirë të mjaftueshme për secilin prej jush, por unë jam i bindur se nëse shihni shembullin e PDK-së, i riu nuk ka qenë vetëm mjet i veprimeve politike. Ne të riun nuk e përdorim vetëm për pllakata ose ndonjë protestë, ne e përdorim për mendim politik, për ide politike, për guxim politik dhe për vendimmarrje në Kosovë”, theksoi Kuçi.

Ish kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Shpresa Rama, ka falënderuar të gjithë të rinjtë dhe të rejat që për katër vite bashkëpunuan bashkë në të gjitha proceset duke shënuar vetëm fitore.

Rama: Rinia e PDK-së është pjesë e vendimmarrjes

“Faleminderit nga zemra secilit të ri që ishte pjesë e këtij rrugëtimi katër vjeçar, me plot sfida por gjithmonë me fitore. Një falënderim i veçantë për kryetarin Kadri Vesei dhe gjithë drejtuesit tjerë të PDK-së për hapësirën që na kanë dhënë. Ne rinia nuk kemi qenë thjeshtë një forum me tepër i partisë, por kemi qenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes, pjesë e rëndësishme e Kosovës, kjo është ajo që e ka dalluar dhe e dallon PDK0në nga të gjitha partitë tjera sa i përket rinisë, e tillë do të mbetet gjithmonë”, u shpreh ajo.

Kjo është konventa e gjashtë zgjedhore e Rinisë Demokratike të Kosovës. Në këtë konventë, RDK-ja do të zgjedhë kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë që do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.

***

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha në Konventën e gjashtë të Rinisë Demokratike, se Dekada e Re është rinia në lidershipin e vendit.

“Dekada e Re është rinia në vendimmarrje dhe inovacion. Dekada e re është potenciali i të rinjve, - forcë e transformimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Dekada e Re është rruga e përparimit të shtetit të pavarur e Sovran të Kosovës, nën lidershipin e vendosur të Partisë Demokratike të Kosovës”, tha lideri i PDK-së para qindra delegatëve të Rinisë Demokratike në Konventën e gjashtë që u mbajt në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat