Shoqata e veteranëve të UÇK-së në Tiranë apel drejtuar Kuvendit, Presidencës e Qeverisë

Aktuale

Shoqata e veteranëve të UÇK-së në Tiranë apel drejtuar Kuvendit, Presidencës e Qeverisë

Nga: Spiro Butka Më: 7 korrik 2018 Në ora: 11:55
Ilustrim

Apel i shoqatës të veteranve të luftës të uçk-ës tiranë, drejtuar Kuvendit, Presidentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës

Në luftë për çlirimin e Kosovës e trojeve të tjera etnike, kemi ardhur 186 vullnetarë dhe jo 3000.  

Në mbarim të shekullit të kaluar dhe fillimet e shekullit të ri, në trojet etike të Shqipërisë Veriore e Lindore, u zhvillua tri luftra të një pas njëshme, me të vetmin qëllim që të çliroheshin përfundimisht nga vargojtë e hekurt kolonialë të të Beogradit nacionalist, që edhe pse u largua me turp, nuk kanë  hequr dorë nga mëkatet politike e krimet kundër njerzimit, të cilat po i vazhdojnë dhe tani në paqe, në forma, mënyra e rrugë pirateske, duke u munduar për të realizuar ëndrën nacionaliste të Sebisë së madhe. Në këto luftra, morën pjesë dhe luftëtarë vullnetarë nga trungu Amë, të cilët u rreshtuan nëpër formacionet e UÇKës, atje ku i kërkonte detyra e ku kish nevojë atdheu. Luftrat që u zhvilluan nga UÇK-ës, UÇPMB-cit dhe UÇK-re, pëfunduan rrespektivisht në vitet 1999, 2000 dhe 2001 dhe pas tyre nisi gradualisht identifikimi dhe evidentimi i pjestarve dëshmor, invalid dhe luftëtarve veteran të këtyre luftrave, punë kjo e cila u krye fillimisht nga një ekip i MM të QPK, të përbërë nga Sejdi Veseli, Spiro Butka, Mustaf Gashi, Arqile Mandro, Shaban Musliu Musli Ahmeti e të tjerë. Pas shpërbërjes të QPK, kjo detyrë u vazhdua nga shoqatat përkatëse të dëshmorëve, invalidve dhe veteranve në Kosovë, Preshevë, Tetovë dhe për trungun Amë nga SHVL e UÇK-ës Tiranë. E theksojmë SHVL e UçK-ës, sepse kjo është e vetmja shoqatë e  e luftëtarve të UçK-ës e ligjëruar nga shteti Shqiptar e miratuar me vendim të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr.1713 Datë 19.06.2006. Realizimi i kësaj kërkese nuk ishte e lehtë, sepse në pas luftë, elementë turbullues, intrigant, mashtrues e të pamoralshëm, u hodhën në veprime të paskrupullta, për tu bërë pjestar të këtyre luftrave, pa qënë të tillë. Këtë e bënë disa elementë servilë e mashtrues, të cilët gjatë atyre lutrave të fshehur skutave si minj,dualën dhe hodhën në veprim me synimin, që me një gur të vrisnin dy zogj, që duke u bërë pjestar të ushtrive çlirimtare, të futeshin brënda historisë si luftëtar i UÇK-ës dhe nëpërmjet kësaj të fundit, të perfitonin pension lufte nga shteti i Kosovës.

SHVL e UÇK-ës Tiranë, e nisi punën  për verifikimin e pjestarve të vetë, që në hapat para të krijimit të sajë, ku gjatë rregjistrimit, sejcilit antar ju kërkua vërtetimi i pjesmarrjes në luftë, i firmosur e vulosur nga titullari përkatës i kohës së luftës, për çdo njësi luftarake. Kësaj kërkese tepër të rëndësishme, ju përgjigjën të gjithë pjestarët e asaj lufte, që në verifikim e sipër të dokumenteve që paraqitën, u rregjistruan gradualisht brënda kësaj shoqate si dëshmor, invalid, i burgosur të Dubravës gjatë luftës dhe si veteran. Kjo punë u krye, në përputhje të plotë, duke u ballafaquar me listat  verifikuara fill pas lufte të bëra ekipi i sipërpërmëndur i MM të QPK-ës në Nëndor 1999 dhe vazhdoi për disa vite, jo vetëm për ata që pretendonin për tu bërë antar, por dhe për ata që paraqitën dokumentat e kërkuar, duke i shkuar verifikimit deri në fund të origjinës, të firmës e vulës të lëshuar nga drejtuesit përkatës të luftës. E gjithë kjo punë u bë, për të çuar e zbatuar deri në fund, kërkesat e statusit të dëshmorit, invalidit dhe veteranit të miratuar nga qeveria e Kosovës.

Prej asaj kohe e deri në ditët e sotme, nga ana e SHVL e UÇK-ës Tiranë, u krye një punë voluminoze tepër  e rëndësishme. Kështu në realizim të kësaj detyre, SHVL e UÇK-ës Tiranë, mblodhi Këshillin e përgjithshëm, të përbërë kryesisht nga luftëtarët më të shquar të atyre luftrave, Besnik Sinani vëllai i dëshmorit Legjendar Tahir Sinani, Bardhyl Llagami baba i komandant “Shpendi” Skerdilajt Llagamit, Rabije Koxhaj bashkëshortja e Lefter Koxhaj emblemës të luftës kundër tanke në Maqedoninë Shqiptare, Pëllumb Lleshi vëllai i dy dëshmorve të luftës së Kosovës Osman e Xhevit Lleshi dhe vetë pjestar i asajë lufte, Spiro Butka zv/komandant i operacionit “Shigjeta”, tre komandantët e bataljoneve të Operacioit “Shigjeta”, Agim Sallaku, invalidi Ermir Begaj i plagosur gjatë luftimeve në Pashtrik e Dritan Dyrmishi dhe  Ymer Coka luftëtar i Brigadës 134 të ZO të Dukagjinit. Ky këshill, në studim të detyrave që dualën, mgarkoi antarët e tij dhe Kryesinë e kësaj shoqate të përbërë  nga Spiro Butka  Kryetar, Rabije Koxhaj Zv/Kryetare dhe Ymer Coka Sekretar i SHVL të UÇKës Tiranë, për të zbatuar e çuar deri në fund, kërkesat e statusit të dëshmorit, invalidit e veteranit, pa bërë as më të voglin lëshim, për seicilin pjestar të atyre luftrave, të verifikuar  sipas dokumentave të paraqitur para Kryesisë të SHVL të UÇK-ës Tiranë.

Pas një pune të hollësishme e kontrolli të imët, të bërë nga Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e SHVL të UÇKës Tiranë,  konkludoi se në ato luftra morën pjesë 186 vullnetar, që u rreshtuan në rradhët e formacioneve të ndryshme të atyre ushtrive çlirimtare. Mbështetur nga kontrolli i rreptë i ushtruar SHVL të UÇK-ës Tiranë, gjatë verifikimeve e saktësimeve, deklarojmë me përgjegjësi të plotë, se nga 186 luftëtar vullnetar të inkuaadruar në ato tri luftra, 71 prej tyre ranë heroikisht në fushat e betejave dhe sot janë dëshmor të Kombit Shqiptr, 21 nga këta u plagosën në luftë e sipër dhe sot janë invalid, 7 luftëtar u arrestuan gjatë veprimeve luftarake dhe u burgosën në burgun e Dubravës, ndërsa 87 luftëtar e oficer që lufta i kurseu, sot janë veteran  të nderuar. Nisur nga veprimtaria e tyre luftarake në njësi e reparte të ushtrive çlirimtare, stastika e krijuar në pasluftë tregon se, 72 prej tyre u rreshtuan në formacionet  e operacionit “Shigjeta”, 46 vetë në ZOP, 36 vetë në logjistikën e UÇK-ës, 20 luftëtar në ZODukagjinit, 5 luftëtar në sigurinë e UÇK-ës, 3 luftëtar në SHP të UÇK-ës, 2 luftëtarë në  ZO të Llapit, një luftëtar  në MM të QPK-ës  dhe  një luftëtar në  ZO të Metvegjës.

Nga 71 dëshmorët e rënë, 32 janë luftëtar të ZO të Pashtrikut, 19 janë luftëtar të logjistikës të UÇK-ës, 14 luftëtar janë të operacionit “Shigjeta”, 5 luftëtar  janë të ZO të Dukagjinit dhe një luftëtar është i Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-ës. Ata janë Adem Xhelal Shehu ZOP, Adem Uk Mazreku ZOP, Adem Bajram Selmani ZODuk., Agim Ismail Muja ZOP, Arben Rexh Kraja ZOP, Arben Selim Bardhoshi Op.Shigj., Arjan Qamil Brahimi ZOP, Arif Shpend Dautaj ZOP, Artan Xhem Kovaçi ZOP, Astrit Hekuran Suli Op.Shigj., Astrit Selman Rrushi ZOP, Bali Rustem Morina ZOP, Behar Adem Ademaj ZOP, Besmir Azem Brati ZOP, Besnik Sali Saliaj Logjist., Besim Hamt Bardhoshi Logjist., Bilbil Halil Muja Logjist., Bylbyl Hazir Breçani ZODuk., Din Alush Koleci ZOP, Etem Tot Syla Logjist., Fatmir Rexhep Hasandoçi ZODuk., Halim Zenun Bardhoshi ZOP, Halit Riza Coka ZODuk., Hazir Abdyl Malaj Logjist., Hamdi Muharrem Mulaj Op.Shigj., Hysni Adem Hajdarmataj Logjist., Lefter Lutfi Koxhaj Op.Shigj., Liri Ramadan Lusha Op.Shigj., Lulzim Hasan Muhametaj Logjist, Lulzim Sadik Morina ZOP, Man Arif Sallahi Logjist., Mehriman Uk Dauti ZOP, Mehmet Ram Dizdari ZOP, Mensur Skënder Syla Logjist., Merita Sadik Cahani Op.Shigj., Muharrem Halil Tafa Logjist., Mus Sadik Cahani Op.Shigj., Naim Hajdar Qema ZOP, Ndriçim Sherif Koxhaj Op.Shigj., Nesim Hysni Syla Logjist., Indrit Lulzim Cara Nj.Spec. SHP i UÇK-ës, Isa Peshk Malaj ZOP, Isa Dervish Thaçi ZOP, Isa Rexhep Hajdarmataj Logjist., Orion Adem Qelia ZOP, Osman Dem Selimaj Logjist., Osman Ibish Lleshi ZOP, Pajtim Ahmet Roci Op.Shigj., Qazim Hazir Dauta ZOP, Ram Mus Gecaj ZOP, Ram Rexhep Sallahi Logjist., Ramiz Ram Memia ZOP, Renti Ismail Geci Logjist., Sadri Besim Ahmati ZOP, Selim Tahir Kraja Op.Shigj., Skënder Rasim Morina ZOP, Skerdilajd Bardhyl Llagami Op.Shigj., Shkëlzen Hysni Morina Op. Shigj., Shpend Rexh Hajdarmataj Logjist,, Tahir Mal Sinani ZOP, Tahir Ram Memia ZOP, Tahir Shaban Hoxha Logjist, Xheladin Qazim Dauti ZOP, Xhem Ali Kovaçi ZOP, Xhem Sadri Bardhoshi Op.Shigj., Xhevat Ajet Lleshi ZOP, Xhevit Ibish Lleshi ZOP, Xhevair Bajram Selmani ZODuk.

Gjatë zhvillimit të atyre luftrave, në fushat e ndryshme të betejave, u plagosën 21 luftëtar, të cilët sot gëzojnë statusin e invalidit. Nisur nga evidetimi i kryer për këta invalid, del se 8 luftëtar janë të operacionit Shigjeta, 6 luftëtar janë të ZO të Pashtrikut, 4 luftëtar janë të logjistikës së UÇK-ës dhe 3 luftëtar të ZO të Dukagjinit. Ata janë: Agim Bajram Pera ZOP, Alban Myrto Selko Op.Shigj., Altin Ramazan Ymeri ZODuk., Abdyl Qerim Trezhenjeva Logjist., Bashkim Abdyl Daçi Op.Shigj., Beqir Reshit Kraja ZOP, Dashnor Rustem Onuzi ZODuk., Ermir Asqeri Begaj Op.Shigj., Genci Behar Sefa Op.Shigj., Gencion Gëzim Ademi ZODuk., Gëzim hysni Laçi ZOP, Farie Memet Derri ZOP, Fatmir Sulejman Mazreku ZOP, Hamit Sahit Kartoçi Logjist., Hysni Qazim Neziri Logjist., Meçan Isa Zorba Op.Shigj., Pëllumb Halim Daçi ZOP, Selman Abdyl Daçi Op.Shigj., Shaq Sherif DaçiOp.Shigj., Ilir Seit Himi Op.Shigj., Xaje Selim Çela Logjist. e UÇK-ës. Në luftë e sipër u arrestuan dhe u burgosën në burgun e Dubravës 7 luftëtar,  të cilët sipas statistikave të grumbulluara deri tani, 5 luftëtar  i përkasin logjistikës së UÇK-ës dhe 2 luftëtar ZOP. Ata janë: Avni Brahim Memia Logjist., Basri Sadik Myftari ZOP, Bujar Hasan Sylaj ZOP, Haki selim Xhepexhia Logjist., Ilir Abdyl Kartoçi Logjist., Osman Adem Kartoçi Logjist. dhe Trashëgim Rustem Kartoçi Logjistikë. 

 Në ato luftra çlirimtare morën pjesë ish ushtar dhe oficer të Ushtrisë Shqiptare, të cilët u pozicionuan në detyra të ndryshme të formacioneve luftarake të UÇK-ës.  Nga statistikat e grumbulluara për veteranët, rezulton se 50 prej tyre janë luftëtar të operacionit “Shigjeta”, 12 luftëtar të ZO të Dukagjinit, 8 luftëtar pjestar të  logjistikës së UÇK-ës, 6 luftëtar të ZO të Pashtrikut, 5 luftëtar pjesë e sigurisë të UÇK-ës, 2 oficer operativ në SHP të UÇK-ës, 2 luftëtar të ZO të Llapit, një oficer operativ në MM të QPK-ës dhe një luftëtar i ZO të Metvegjës. Të shpërndarë nëpër formacionet e UÇK-ës ata janë: Adem Sadik Bicaj Op.Shigjeta, Adem Behadin Dahri Br138ZOD., Adem Qerim Shehu Br.153ZOLl., Adem Rustem Gradica ZOP, Adriatik Murat SelkoBr138ZOD., Afrim Jashar Dragoshi Op.Shigjeta, Agim Slman Mehmeti ZODuk., Agim Ismil Sallaku Op.Shigj., Agim Taf Krasniqi Logjist., Agron Elez Cahani ZOP, Agron Femi Axhami Op.Shigj., Agron Hasan Hajdari ZODuk., Agron Memet Sadiku ZOP, Ajet Ali Kovaçi Logjist., Ali Samit Aliaj Op.Shigj., Ali Bajram Ceka Op.Shigj., Ali Nuri Spahia Op.Shigj., Alush Demir Shala Op.Shigj., Alush Xhem Gradica Op.Shigj., Arben Xhemal Lleshi ZOP, Arjan Rexh Zhubi Op.Shigj., Artan Sali Mani ZODuk., Arqile Sotir Mandro MMQPK-ës, Avdi Demir Sallahi Op.Shigj., Avdi Ymer Lleshi Op.Shigj., Bardhyl Liman Krasniqi Op.Shigj.,Bardhyl Sejat Fejzo Sigur.UÇK-ës, Bardhyl Tahir Tahiraj SHPUÇK-ës, Besnik Avdyl Daçi Op.Shigj., Bexhet Kujtim Qosja Logjist., Bledian Agim Zajmi Op.Shigj., Bilbil Ahmet Veseli Br133ZODuk., Dashamir Aqif Aliu ZOLl, Dilaver Rezo Goxhaj SHPUÇK-ës, Dritan Sefedin Dyrmishaj Op.Shigj., Ervis Karafil Malasi Op.Shigj., Fatmir Isuf Kadriaj Op.Shigj., Fatos Bexhet Memeti ZOP, Fatos Hysni Aliaj Br138ZODuk., Fatos Jonuz Kanani Sig.UÇK-ës, Feriz Hysen Treshenjeva Op.Shigj., Fidai Ali Dida Logjist., Fiqiri Hysni Meta Op.Shigj., Gani Ibrahim Thaçi Op.Shigj., Gëzim Selman Berisha Op.Shigj., Jetmir Selman Elezi Op.Shigj., Halil Isuf Demaj Op.Shigj., Hamet Sherif  Daçi Op.Shigj., Hazir Deli Lleshi Op.Shigj., Hysni Ram Dushi Op.Shigj., Kamber Sul Poga Logjist., Klodian Sotir Gjika Op.Shigj., Kujtim Ibish Lleshi Br138 ZOD, Kujtim Kamber Biçaku Op.Shigjeta, Lah Ajet Lleshi Op.Shigjeta, Miftar Qerim Spacaj Op.Shigjeta, Ibrahim Selim Xhepexhia Op.Shigjeta, Ilir Jani Dako Sig.UÇK-ës, Ilir Bajram Kulla Sig.UÇK-ës, Isa Sherif  Breçani Op.Shigjeta, Petrit Feim Mënaj ZOMetv., Pëllumb Ibish Lleshi Br126ZOP, Ragip Kadri Sadikaj Op.Shigj., Ram Selim Kuca Sig.UÇK-ës, Rasim Ismet Rexha Op.Shigj., Rifai Hysni Tivari ZODuk., Safet Avdyl Daçi Op.Shigj., Safet Mal Kovaçi Op.Shigj., Sadik Rexh Bajrami Op.Shigj., Sadik Tahir Aliaj Op.Shigj., Sami Cen Coka ZODuk., Sami Lutfi Nerguti Logjist., Skënder Avdyl Daçi Op.Shigj., Skënder Musli Doçi Op.Shigj., Spiro Zoi Butka Op.Shigj., Shaban Murat Tafçiu ZODuk., Shkëlqim Memet Sejdini Op.Shigj., Shkëlzen Avdyl Daçi Op.Shigj., Shkëlzen Memet Dollapi Logjist., Spend Selim Demaj Op.Shigj., Spëtim Shefit Aliaj Op. Shigj., Shyqyri Halim Daçi Op.Shigj., Vebi Mustaf Brahimaj Op. Shigjeta, Vexhi Qerim Halili Op. Shigj., Ylli Sadik Dashaj Op.Shigj., Ylli Avdi Sokoli Op.Shigj. dhe Ymer Ali Coka Br134ZODuk.

Pjesëmarrja luftëtarve të UÇK-ës në këto luftra, sipas rretheve përkatës  nga toka Amë është si vijon: Rrethi i Beratit: 1 dëshmor dhe 1 luftëtar; Rrethi i Dibrës: 1 të burgosur gjatë luftës dhe 1 luftëtar; Rrethi i Durrësit: 3 invalid dhe 5 luftëtar; Rrethi i Elbasanit: 1 invalid dhe 1 veteran; Rrethi i Fierit: 1 invalid; Rrethi i Hasit: 28 dëshmor 7 invalid 1 i burgosur gjatë luftës dhe 18 luftëtar; Rrethi i Gjirokastrs: 1 luftëtar; Rrethi i Kavajës: 1 dëshmor; Rrethi i Kukësit: 6 dëshmorë 1 invalid dhe 15 luftëtar; Rrethi i Kuçovës: 1 dëshmor; Rrethi i Laçit: 1 luftëtar; Rrethi i Lezhës:1 luftëtar; Rrethi i Librazhdit: 1 dëshmor dhe 2 luftëtar; Rrethi i Lushnjës: 1 invalid dhe 3 luftëtar; Rrethi Pogradecit: 1 invalid dhe 1 luftëtar; Rrethi i Shkodrës:  1 dëshmor; Rrethi i Tiranës: 8 dëshmor  2 invalid dhe 23 luftëtar; Rrethi i Tropojës: 24 dëshmorë  4 invalid 5 të burgosur gjatë luftës dhe 13 luftëtar; Rrethi i Vlorës: 1 luftëtar.

Gjatë verifikimit, identifikimit dhe evidentimit të luftëtarve vullnetarë të këtyre luftrave SHVL e  UÇK-ës Tranë, u ballafaqua me fallcifikator e mashtrues të pamoralshëm, që me sevilizma të pështira, paraqitën para Kryesisë të SHVL të UÇK-ës Tiranë dokument fiktivë, të sajuar e të fallcifikuar, të cilët pasi u studjuan e verifikuan, u konkludua se ata persona, jo vetëm që nuk kanë marrë pjesë në ato luftra, por në të kundërtë, me veprimet që kanë kryer, kanë dëmtuar së tepërmi UÇK-ës, gjatë realizimit të misionit historik kombëtar. SHVL e UÇk-ës zotëron fakte, argumente dhe dokumente të arshivuar nga lufta, të cilët me vërtetësinë e kohës saktësojnë, veprimet e pamoralshme dhe antikombëtare të tyre. Ky grup  përbëhet nga individ të njohur problematik, për veprimtari të pandershme morale dhe të dënuar  nga shteti Shqiptar për vjedhje të pronës shtetërore, të cilët dirigjohen nga  ish sigurimsi i përjashtuar nga ato organe Sokol Poga, sepse i jati i tij rezultoi sipas shtypit ditor të Beogradit, Prishtinës e Tiranës, agjent i afirmuar i UDB, në rradhët e strukturave mbrojtëse të shtetit Shqipëtar. Pas të birit të agjentit të UDB, zvaritet si hienë  agjentja e afirmuar e UDB dhe disa agjenturave të tjera Rajmonda Malecka, e cila si mashtruese e fallcifikatore ordinere, dokumentet e paraqitura i ka të fallcifikuar nëpërmjet rrugëve të pamoralëshme, tek individë të korruptuar të UÇK-ës e TMK-ës, të cilët shitën idealet e UÇK-ës, për këto veprime të pa denja. I treti është Gjon Lleshi, i cili  nuk ka qënë asnjë ditë të vetme  në atë luftë, dhe për këtë ka fakte konkrete. Atij ju bë thirrje për të ardhur në luftë, por nuk erdhi sepse sipas deklarimit të tij në prezencë të disa personave, sa ishte martuar e nuk kish ku te linte gruan, fakt ky që e përballi luftëtari i asaj lufte Sabit Geci në mjediset e MM e QPK. Në vazhdimësinë e pas luftës, është po ky njeri që ironizon luftëtarët e asaj lufte, që nuk u paguan për vitet e shkuara, ndërsa ai duke bërë dallavere me ish drejtuesin e SHIL të UÇK-ës, u pagua 200 Euro në muaj, nga ish kryetari i SHIL të UÇKës Faik Fazlliu, pa u pyetur fare SHVL e UÇK-ës  Tiranë, e miratuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr.1713 Datë 19.06.2006 dhe e njohur nga organet e intitucionet e shtetit Shqiptar.   

SHVl e UÇK-ës me vendim Nr.181/4 datë 18.10.2008, i përjashtoi nga rradhët e sajë  këta individ mashtrues e fallcifikatorë problematik, duke i flakur në koshin e plehrave, mirpo dikush në Kosovë edhe pse ju tregua vendi se ku e kanë këtyre prototipave problematikë, vazhdon të fshijë buzët me këto mbeturina. Grupacioni i përbërë nga Sokol Poga, Rajmonda Maleçka dhe Gjon Lleshi e të tjerë, luftëtarët veteranë i ka shumuar nga 186 në 3000 veteranë, invalidët Gjon Lleshi nga 21  i ka shumuar në 200, ndërsa dëshmorë për më keq, janë bërë edhe hajnat që hynë e dolën gjatë luftës në kufi dhe disa trafikantë të prostitucionit të vrarë në pas luftë. SHVL e UÇK-ës Tiranë, fajëson jo vetem komisionin Qeveritar, por dhe SHFD, SHIL dhe OVL të UÇK-ës, të cilat nëpërmjet drejtuesve të tyre, mbështesin e favorizojnë elementë mashtrues si Sokol Poga, Rajmonda Maleçka, Gjon Lleshi, Hasan Kekaj Rifat Alidervishi, Maliq Doçi e të tjerë, që nuk janë në këtë listë të verifikuar e sanksionuar me vulë e firmë, sipas ligjeve në fuqi në RSH. Të gjitha këto mashtrime e fallcifikime, Sokol Poga i mbulon me keqinterpretimin e deklaruar si Kryetar i Shoqatës Tiranë, në një kohë kur dihet që këtë grup mashtruesish, nuk ka asnjë vendim gjykate të Tiranës, por veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi të RSH. Këtë e bëri dhe në 6 Mars 2018 në Muzeun Kombëtar Tiranë, gjatë përkujtimit të rënjes heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ky nuk është vetëm turp, por një poshtërsi që bëhet nga ky mashtrues, në emër të gjakut  të derdhur nga luftëtari legjendar i UÇK-ës.     

Vendimet e marrë nga organet drejtuese të SHVL e UÇK-ës Tiranë, me një informacion të veçantë, së bashju me listat 186 luftëtarve pjesmarës të atyre luftrave, ju dërguan shoqatat homologe të SHFD e UÇK-ës, SHIL e UÇK-ës, OVL e UÇK-ës Prishtinë, SHVL e UÇK-re Tetovë dhe SHVL e UÇPMB-cit Preshevë. Për çudinë e gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur dhe habinë e luftëtarve të ushtrive çlirimtare, OVL e UÇK-ës Prishtinë me kryetar një furrxhi të rëndomtë, që nuk njeh erën e barutit, në vënd  që të mbështeste SHVL e UÇK-ës Tiranë për dënimin e dhënë ndaj Sokol Pogës, e zgjodhi atë në kryesinë vetë, një veprim paradokse me shumë pikëpyetje, që kërkojnë përgjigjen e duhur. Ky informacin e listat përkatëse ju dërguan Kuvendit, Qeverisë e Komisioni Qeveritar i ngritur posaçerisht nga Qeveria e Kosovës, për dhënjen e statusit të veteranit. Gjatë verifikimeve që bëri ky komision, jo vetem që nuk mori parasysh listën e luftëtarëve dëshmorë, invalidë e veteranë të dërguar me tri firma e vulën përkatëse të SHVL të UÇK-ës Tiranë, por në vazhdimësi të lëshimit të çertifikatave për dëshmorë, invalidë e veteranë edhe sot e kësaj dite, ky komision po paisë individë, që jo vetem nuk kanë marrë pjesë në atë  luftë, por në të kundërtë shullëheshin kafeneve të Tiranës, e fill pas luftës u lëshuan në Kosovë me dhe pa unformë duke e propaganduar veten si luftëtarë çlirimtarë. Raste të tilla janë Rajmonda Maleçka, Gjon Lleshi, e të tjere, që  presin të marrin statusin, në një kohë që familja e Dëshmorit heroi i tre luftrave Pajtim Roci dhe ajo e dëshmorit Orion Qelia, nuk kanë marrë akoma çertifikatat e familjes së dëshmorit të kombit.

Ështe e drejta e atij komisioni, për të paisur ish luftëtarët me çertifikatë veterani, por kurrsesi nuk duhet lejuar, që me këtë dokument historik, të paisen falcifikatorët dhe mashtruesit e pamoralshëm. Këtë po ilustrojmë me faktin e  Rajmonda Maleckës, e përjashtuar për këto veprime, e cili zbulon veten nëpërmjet OVLUÇK-ës Prishtinë, me dokumentet fallcifikative që paraqet në faqen e internetit të një UDB-shi nga Izniqi, për paisjen e vet me kartë veterani. Karta e lëshuar në vitin 2009 nga OVLUÇK-ës Prishtinë, e paraqet si pjestar të ZOP dhe ZOD, ndërsa karta e vitit 2012 e paraqet ndryshe, si luftëtare të Operacionit “Shigjeta. Ky veprim kontraditor, u ballafaqua me drejtusin kryesor të atij operacioni Z.Bislim Zyrapi, i cili në revoltë e sipër, u shpreh se personi në fjalë, jo vetëm në oeracionin “Shigjeta”, por nuk figuron në asnjë njësi tjetër të UÇK-ës, si pjesmarrës i asaj lufte. Për këtë person ekzistojnë dhe dy dokumente të tjerë, një me firmën e ish komandantit për logjistikë të UÇK-ës Xheladin Gashi dhe tjetri nga dëshmori legjendar si hero i tri luftrave Tahir Sinani, ku vërtetohet më së miri se cili është personi në fjalë dhe veprimet që ka kryer në dëm të UÇK-ës. Në operacionin “Shigjeta” rradhiten 14 dëshmor, 8 invalid dhe 50 luftëtar veteran, të cilët mbështesin fuqimisht ish komandantin e atij operacioni Z.Bislim Zyrapi, për deklaratën e bërë për Rajmonda Maleçkën, që ka fallcifikuar e fabrikuar dokumentet e veteranit. Ne u themi juve vëllezërve tanë të luftës e të paqes, të thelloheni më tej në këto akte fallcifikimesh dhe nisur nga këto veprime të pa denja, të ndalemi e tu tregojnë vendin e duhur këtyre individëve, që kërkojnë pension veterani, pa qënë asnjë ditë në luftë, por që  në  faqe të ndryshe interneti, paraqesin dokumentet komplet të kundërta me realitetin. me firma e vula gjysmake, e për më tepër të lëshuar nga TMK-ës në pas luftë dhe jo nga njësitë luftarake të UÇK-ës, si rasti i  Rajmonda Maleçka, që gjatë rreshtimit në TMK-ës është  rregjistruar si minoritet Serb e jo si pjestar i UÇK-ës.

SHVL e UÇK-ës Tiranë i ka përcjellë këto qëndrime me qetësi në heshtje, duke pritur se një ditë të kthjellet, e vërteta delë në dukje ashtu si është, pavarësisht se atë mundohen ta transformojnë spekulatorët e historisë. Për të qënë transparentë me shokët e luftës dhe me krejt Shqiptarët e trevave etnike, SHVL e UÇK-ës Tiranë deklaron, se nuk janë vetëm ata persona  të përmëndur më sipër, që u përjashtuan nga rradhët  e kësaj shoqate si falcifikator të pandenjë, por dhe shumë të tjerë, të cilët nuk vazhduan deri në fund misionin luftarak dhe ndërprenë  bashkëpunimin  me UÇK-ës, duke mos e vazhduar luftën deri në 21 Qershor 1999, ditën kur kjo luftë përfundoi. I njëjti qëndrim u mbajt dhe kundër disa kolltukofagëve të kuvendit e karrikexhijve shtetëror, që pretendojnë veten për veteran të UÇK-ës, në një kohë kur, jo vetëm që nuk janë rreshtuar brënda formacioneve të sajë, por në të kundërt, duke preferuar rehatllikun dhe rrogat e majme, pas ngjarjeve të vitit 1997, u inkuadruan brënda strukturës organizative shtetërore, në detyra të ndryshme profesionale e politike. Largimi i këtyre individëve u bë në përputhje me Nenin 3 paragrafi 1.9 të ligjit për vlerat e luftës, ku thuhet se “Veterani UÇK-ës është qytetari i Kosovës dhe shtetas i huaj, i cili është rradhitur në rradhët e UÇK-ës dhe është rregjistruar si luftëtar, nga komandat, (shtabet e Zonave Operative të UÇK-ës), përkatësisht nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës, gjatë periudhës 1977-1999”. Ky nen përjashton të gjithë ata, që nuk janë rreshtuar në rradhët e formacioneve të UÇK-ës dhe ata që e kanë ndërprerë lidhjet me UÇK-ës e janë larguar para 21 Qershorit 1999. Një zbatim konkret, për tu prerë rrugën falcifikatorve të historisë, të cilët duke fabrikuar fakte e argumente të rremë, shtrëmbërojnë realitetin e atyre luftrave, në mënyrë të qëllimshme, për të përfituar padrejtësisht statusin e veteranit.

Shteti i Kosovës në zbatim të ligjit të pensioneve për veteranët e UÇK-ës, udhëzoi e vuri detyra për identifikimin, verifikimin dhe njëherë të këtyre ish luftëtarve. U krijua Komisioni Qeveritar për verifikimin e dhënjen e statusit te dëshmorit, invalidit e veteranit, me përbërje të drejtuesve kryesor  te luftës në SHP, ZO, e të Operacionit “Shigjeta”, të cilët morën përsipër  përgjegjësinë morale, politike e shtetërore, për të saktësuar e vendosur drejtësisht e denjësisht, për seicilin luftëtar të UCK-ës, që mori pjesë në atë luftë dhe plotësonte kërkesat e statusit të veteranit të miratuar nga Kuvendi e Qeveria e Kosovës. Krahas këtij hapi të rëndësishëm të sanksionuar nga Shteti i Kosovës, u muarën dhe masa të tjera organizative në rrugë shtetërore, duke emëruar personelin e duhur per zhvillimin e veprimtarisë të ketij komisioni, për kryerjen e realizimin e detyrav të ngarkuara. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe dhe me plot bindje mund të thuhet, se ishte zgjedhur rruga institucionale  e duhur, për zgjidhjen e problemit më të rëndësishëm  të asaj lufte madhore, të zhvilluar nga UCK-ës e populli i sajë.

E keqja e këtij problemi qëndron në parimin kyc të cdo shteti, që në raste të tilla, duhet të zbatojë kërkesën imediate e tepër të nevojëshme “PËR TI GJETUR PUNËS NJERINË E JO NJERIUT PUNË”. Nisur nga ky rregull i domosdoshëm për zgjidhjen këtij problemi historikë, në krye të Komisionit Qeveritar duhet të ishte një nga udhëheqësit kryesor të UÇK-ës, ish Udhëheqësi Politik Hashim Thaçi më pas Kryeministër i QPK-ës, ish Komandanti i UÇK-ës Azem Syla, ish Shefi SHP të UÇK-ës kolonel Bislim Zyrapi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj ose ndonjë tjetër.  Pra një nga ata drejtues, që morën përsipër barrën e rëndë e që organizuan, ndërtuan, ristrukturuan e drejtuan UÇK-ës në luftë e sipër, e jo njeriun që erdhi në atë luftë dhe u futë në Kosovë një muaj pas ndërhyrjes së NATO-s, pra në fund të muajit Prill 1999. E theksoj këtë sepse është ky individ, që jo vetëm që nuk e justifikoi besimin e dhënë për drejtimin e UÇK-ës, por e shkallëzoi atë më tej, duke mos mbajtur qëndrimet e duhura  për mbrojtjen e UÇK-ës, për dy probleme historike madhore. I pari ka të bëjë me marrëveshjen e Kumanovës, ku UÇK-ës duhej pa tjetër të merrte pjesë si fitimtare ligjitime e luftës krahas NATO-s dhe i dyti lidhet me transformimin e çarmatosjen e UÇK-ës, ku përsëri është po ky njeri, që duhet të këmbëngulte, për të qënë ajo UÇK-ës, vashdimësia ushtarake deri në ditët e sotme të krijimit të ushtrisë së re nga Shteti i Kosovës. Mirpo njerzit e dhënë pas gradave e ofiqeve, nuk mund të jenë kurrsesi atdhetar e patriot, përderisa nisen nga motivet karrjeriste, që u theksuan më sipër. Me këto dy qëndrime denigruese, ai u bë ortak me reaksionin Evropianë dhe me dy qëndrimet e mësipërme ndaj UÇK-ës, ai dëmtoi shumë rëndë jo vetem atë  ushtri çlirimtare, por sabotoi tërësisht çështjen kombëtare, pra çlirimin e Kosoves Lindore dhe të trojeve etnike Shqipetare, të pushtuara padrejtësisht nga një farë shteti fantazëm i pa njohur në Traktatin famëkeq të Londrës. Kjo ka arsyen e vetë bindëse, sepse nëse UÇK-ës, nuk do të ishte transformuar e çarmatosur, vetë prezenca e sajë në kufijtë e luftës të UÇPMB-cit e UÇK-re, do të kish ndikuar për fitoren e mëtejshme të Shqptarve në tokat e Shqipërisë lindore, që mbahen të pushtuara padrejtësisht nga Serbo-Sllavët.

Mirpo njeriu që u vu në krye të këtij Komisioni Qeveritar, dhe pse e dëmtoi rëndë UÇK-ës me vendimin që pranoi e nënshkroi, për çarmatimin e transformimin e sajë në TMK-ës, e pasoi atë më tejë me firmosjen vend e pa vend të çertifikatave të veteranit, duke u shfajësuar se propozimet i sollën komandantët e Zonave. Po ti si kryetar i këtij komisioni, përse nuk more masat e parashikuara me ligj? Nëse ata nuk do të bindeshin, përse nuk kërkove të jepje dorëhehje? Po ato të operacionit “Shigjeta”, pse i firmose, kur e dije që në drejtimin e atij operacioni ishte Bislim Zyrapi, Spiro Butka e Shaban Misliu? Pse nuk i angazhoi këta ish drejtues të atij operacioni, por ngarkove pikërisht dallaverexhinjtë Sokol Poga, Gjon Lleshi e Maliq Doçi, për të shpërndarë, plotësuar formularët e për të përcaktuar luftëtarët e UÇK-ësë, që erdhën nga trungu amë në luftë, krahas vëllezërve të tyre Shqipëtarë nga Kosova, në një kohë kur dihet ligjërisht e moralisht, se asnjëri nga këta të tre, nuk u rreshtua qoftë dhe një minutë në formacionet e UÇK-ës gjatë asaj lufte, pavarësisht se tani në pas luftë, dalin nëpër medja me unifomën e asaj ushtrie, me harta e armë nëpër duar, duke e propaganduar veten si komandant të mëdhenj. Përse duhej të pyetej Maliq Doçi për luftëtarët e Operacionit “Shigjeta”, në një kohë kur dihet, që ky individ u thirr nga vetë Bislim Zyrapi në prezencën time, për tu rreshtuar në luftë gjatë atij operacioni, e ky u largua duke ju kundërvënë më pas drejtuesve të operacionit? Ky individ shpalli panik në popullatën e Kukësit me parrullën se, “Serbët kaluan kufirin e po i afrohen Kukësit” dhe për çudinë e të gjithëve u gjënd në në Helshan si drejtues i qëndrrës së pritjes të luftëtarve të UK-ës,  ku u pa qartazi që merrej me këmbimin e valutës edhe pse dhe të disa veprimeve abuzive të medikamenteve shëndetësore, brënda hyrje e daljeve të logjistikës në Helshan. Të gjitha këto deklarime të mësipërme, po i argumentojmë me faktet në vazhdimësinë e reagimit tonë, që po paraqesim para opinionit publik Shqiptar të Kosovës e trojeve të tjera etnike.

E nisim fillimisht me Sokol Pogën. Është i biri i Ismail Pogës, agjentit të afirmuar të UDB-ës, të deklaruar në shtypin ditor të Beogradit, Prishtinës e Tiranës. Për këtë veprimtari të atit të vet, kundër Shtetit e popullit Shqipëtar, ai u përjashtua nga organet SHISH, si i pa dëshërushëm për këto organe shtetërore. Populli nuk thotë kot që dardha kur kalbet, bie nën dardhë. Kështu dhe Sokol Poga, në vazhdim të veprës tradhëtare të atit të tij, dëmtoi rëndë UÇK-ës, duke bashkëpunuar me gazetarin Anglez Michael Montgomery e atë të Tiranës Altin Raxhini, që mblodhën të dhëna për akuzart e ngritura nga Dik Marty. I përzjeri në këto punë misterioze, duhet të  freskojë kujtesën, për të kuptuar se më cilin është takuar e ka biseduar në  9 Maj 2009 te Pallati Kulturës Tiranë. Sokol Poga nuk është ai që shitet, sepse kundër tij, rëndojnë dhe akuza të tjera. Hapni dosjen e mbyllyr të vrasjes të dy dëshmorve të kombit Ilir Kunushevci e Azir Malaj, sepse ajo do qartësojë plotësisht figurën  e errët e këtij mashtruesi ordiner të kamufluar si patriot.

Pas kësaj figure tepër enigmatike, janë ngjitur si mizë kali Gjon Lleshi e Rajmonda Maleçka, e Maliq Doçi. të cilët me servilizma të pështira ju lëpinë, Azem Sylës, Bislim Zyrapit, Sabit Geci, Sulejman Selimit, Ramush Haradinaj, e ndonjë tjetri, për të marrë qoftë dhe një copë kartë referimi, në përfitim të statusin të veteranit. Rajmonda Maleçka është e njohur plotësisht nga luftëtarët e UÇK-ës e populli i Kosovës, se cila është në të vërtetë nga pikpamja morale e për luftën me mullinjtë e erës, që ajo ka bërë bashkë me babën e vet gjatë asaj lufte,  sepse SHVL e UÇK-ës nëpërmjet shtypit të Prishtinës e faqeve të internetit, e ka sqaruar opinion publik këndej e andej kufirit, për veprimtarinë minuese e të pamoralëshme të kësaj injorante me 7 klasë shkollë, të vetquajtur shkrimtare e gazetare. Për të njohur fytyrën e vërtetë të kësajë mashtruese ordinere, i bashkëngjisim këti reagimi, dy dokumente të luftëtarve të njohur, atë Xheladin Gasit e tjetri i heroit të tre luftrave e dëshmor i kombit Shqiptar Tahir Sinani, për të cilin kjo fundërinë shqipëfolëse, kur ai ra heroikisht, u shpreh duke ofenduar rëndë, legjendën heroike si drejtues ushtarak të  mirëfilltë në  tre luftrat e fundit të Shqiptarëve. Deklarojmë para opinionit publik Shqiptar, se për këtë mashtruese të pamoralëshme, egziston një CD me 78 minuta kohë, ku shihen në realitet veprimtaria e sajë në dëm të UÇK-ës e veprimet e sajë të pamoralëshme, më të theksuara këto në Pejë, ku e hedhin rrugëve në mes të natës.

Përsa i përket Gjon Lleshit, ai tashmë është kthyer kllouni i trukimeve në Tiranë e vende të tjera, me prallat që sajon, duke e transformuar veten herë, bashkëpuntor të ngushtë të Azem Sylës, Bislim Zyrapit, Xhavit Halitit, Sulejman Selimit, e për më tepër të Sabit Gecit. Ky sahanlëpirës i të gjitha rrugëve, nuk la njeri pa ju ngjitur si mizë kali në Tiranë e Prishtinë, për të përfituar statusin e veteranit, duke u futur vend e pa vend, gjatë përkujtimit të dëshmorve të kombit Shqiptar. Fillimisht u mbështet nga Faik Fazlliu, pseudo invalidi i dëmtuar në njërën këmbë në pas luftë, që dihet se ku ka qënë e ka jetuar gjatë asaj lufte. Ky ish kryetar i SHIL të UÇK-ës, për disa vite e ka paguar 200 Euro në muaj, me pretekstin e ndihmës për invalidët e Kosovës dhe ata të trungut Amë. Ndërsa tani së fundi ju ngjit prototipit të kategorisë së vetë Sikol Pogës, i cili është bërë dorëzanë për statusin e veteranit para komisionit për mjeranin Gjo Lleshi. Mirpo e vërteta qëndron ndryshe. Këtë detyrë e ka kryer SHVL e UÇK-ës Tiranë dhe jo Gjon Lleshi. Nëse dëshëroni të bindeni, pyesni ish luftëtarin e UÇK-ës, Muhamet Billallin, i cili për të gjitha problemet e tyre, më ka telefonuar me dhjetra herë për ti ndihmuar këta luftëtar, sepse Gjon Lleshi i linte të sorollateshin rrugëve të Tiranës. Unë deklaroj personalisht, se para meje shokëve te tjerë,  në selinë e ish MM të QPK,  Sabit Geci i tha tekstualisht Gjon Lleshit “ Se dhe ty Gjon, të thirrëm për të ardhur në luftë, por ti na u përgjigje, se sapo ishe martuar e nuk kishe ku lije gruan”. Gjoni, për të kaluar këtë situatë, uli kokën si i menderosur. Kështu rri dhe kur e pyesin në Tiranë, për vendin, se ku ke luftuar në formacionet e UÇK-ës. Zbaton perifrazimin e vargjeve të një poeti Shqiptar. “Nga e vjetra vjen e thëna, qingi i urtë pi dy nëna, Por se dini më të renë, Pi servili gjith kopenë.

Zotërinj të Komisjonit Qeveritar për dhënjen e statusit të veteranit, po u themi thjesht si vetë populli ynë. “Mos u merrni bre, me këta individ të pështirë”, sepse nuk nderojmë askënd, e për më tepër përdhosim me duar tona, veprën madhore të asaj ushtrie heroike dhe shkelim rëndë mbi gjakun e 2500 dëshmorëve monumentalë që dhanë jetën, jo vetëm për çlirimin nga vargojtë e hekurt të Beogradit kolonial, por dhe për drejtësinë e kulluar Shqiptare, që armiku na i ka mohur  në vite e shekuj. E theksojë këtë sepse ashtu si janë shtuar pjestarët e asaj lufte të trungut Amë nga 186 luftëtarë në 3000 luftëtarë, po kështu është vepruar  nga “Sokolërat e Gjonërat” e tjerë aty në Kosovë, ku nga rreth 20.000 luftëtar që UÇK-ës pati në përfundim të luftës, po e shumojnë edhe këto ditë, duke tentuar drejt shifrës prej 50.000. Nëse kjo shifër marramëndëse, do ishte e vërtetë, Kosova nuk kish nevojën e NATO-s, por vetëm të Shqipërisë Amë, si bazë logjistike dhe me këto forca, do kish çliruar veten, Kosovën Lindore dhe trojet etnike të Shqipërisë Lindore të pushtuar nga sllavët e vet quajtur maqedon. I shfaqa mendimete mia në në këtë apel të SHVL e UÇK-ës Tiranë, ashtu si i ndjej shpirtërisht pa asnjë tendencë, si dhe vite më parë në mes të Prishtinës, në salën teatrit të sajë, duke e theksur rrolin e “Kalit të Trojës”, që ish komandanti i TMK-ës tani Kryetar Komisioni e vazhdon si më parë ta zbatojë. Dikush  mund të më kundërshtojë, me pretendimet që ai mund të ketë. Është e drejta e tij dhe jo vetëm e atij, por dhe cilido për të shfaqur mendimin e tij. Por kurdoherë me fakte e argumente konkrete e jo me sofizma të sajuara kus e di se ku.      

Kam qënë e do të mbetem besnik deri sa të marr frymë, për problemin mbarëkombëtar dhe i tillë do të mbetem dhe kur jem në gjirin e kësaj toke të të quajtur Shqipëri dhe vetëm Shqipëri. Si i tillë kam luftuar në luftë por dhe në mbas luftë. Me këto parime i jam paraqitur për të ardhur në atë luftë, para ish komandantit të UÇKës Azem Syla. Me gjithëse atë e burgosën pa drejtësishtpër, për të vrarë moralisht e politikisht atë dhe UÇK-ës, ai është gjallë sot dhe mund ta pyesni. Nuk i kam kërkuar asgjë, vetëm të më jepte mundësinë, për të luftuar atje ku kish nevojë Kosova e ushtria e sajë. I edukuar ushtarakisht në tri shkolla ushtarake e dhjetra vite pune drejtimi e komandimi, ju binda urdhërave e vendimeve që mori ai. Në pas luftë më njohu më tepër Kosova, lidhur me forcimin e asaj ushtria të porsa dalë nga lufta. Në vitin 2002 u riktheva në Tiranë pranë familjes, në strehën që kisha lënë me 62 m2, të përfituar si gjithë populli Shqiptar, pas ndryshimit të sistemit të kaluar, aty ku banoj dhe sot. Nuk kam vilë, as në Tiranë e as në mal e bregdet, si Sokol Poga e ndonjë tjetër që kanë mgritur pallate buzë detit. I theksova këto, sepse dëshëroj të shkoj në banesën e fundit, i pastër si më kanë lindur prindërit e mij të thjeshtë e të ndershëm dhe si mw ka edukuar populli e shteti  Shqiptar. Për të gjitha këto deklarime, jam i hapur dhe kushdo që dëshëron, mund të përballem në shtyp e mediat vizive  në Tiranë ose Prishtinë, për të mbrojtur vetëm të vërtetën e bazuar në realitet historikë.

Mirëpo kjo e keqe u vazhdua më tej, në caktimin dhe emërimin e personelit punues të atij komisioni, ku përkatesisht në fillim u emëruan ish luftëtari i hershëm i UÇK-es Mus Jashari dhe Faik Fazlliu i vetë quajtur invalid i luftës së UÇK-ës. E theksoj këtë sepse deri në Qersor 2002, kur në krye të udhëheqjes të SHIL të UÇK-ës ishte Vebi Rafuna, ky i gjymtuar në pas luftë, nuk figuronte asgjëkundi si pjestar i asaj lufte dhe dihet ku ishte gjatë luftës, vendi, koha, kur dhe pse u gjymtua. Kush e sajoi dhe paisi këtë individ me dokumentin përkatës të invalidit, u takon organeve shtetërore, për të vërtetuar realitetin, sepse ky individ duke qënë në këtë post zyrtar, bëri ligjn në atë komision, duke grisur e hedhur në koshin e mbeturinave, dokumentacionin e luftëtarve të UÇK-ës, e për më tepër të disa herojve të tri luftrave, dëshmor të kombit Shqiptar, të rënë në luftë për çlirimin e trojeve etnike Shqiptare, të pushtuar nga shteti fantazëm i vetë quajtur Maqedoni. Nuk i bëri vetëm këto Faik Fazlliu, por bashkërisht me Mus Jasharin si nismëtar, për të cilin, ashtu si theksova dhe më lart, ka meritat e veta për luftën e gjakun e derdhur, por kurrsesi e kategorikisht nuk i lejohet, të spekullojë në gjakun e derdhur nga Jasharajt legjendar, për të ofenduar e mohuar të drejtën ligjitime, të atyre që luftuan në krah vëllezërve të tyre Shqipëtar të Kosovës e dy luftrat e tjera. Përse arriti deri këtu Muse Jashari e di ai, por SHVL e UÇK-ës, ka fakte e argumente bindëse, që pasqyrojnë të vërtetat, për qëndrimet e veprimet e tij në operacionin “Shigjeta” e  TMK-ës. Nëse ky nuk kërkon falje personave, që ka ofenduar e dëmtuar, ato do të shfletohen para opinionit publik, për të qartësuar realitetin.    

Gjatë ndërrimit të shekujve gjaku u derdh si lumë, jo vetëm nga banorët e atyre trojeve etnike Shqiptare të pushtuara nga Sebo-Sllavët, por dhe nga vëllezërit e tyre të një gjaku, të ardhur vullnetarisht nga trungu Amë, në ato luftra. Me këtë akt patriotik e atdhetar, ata nuk nderuan veten, por krejt Shqipërinë e Shqiptarët e kudo ndodhur. Rrespektuan popullin, kombin dhe shtetin, duke i treguar mbarë botës, se cilët janë Shqiptarët e si flijohen për atdheun. E  theksojmë dhe njëherë se ata janë gjithsejt 186 vullnetar nga rrethe të ndryshme të vendit dhe në luftra e sipër, 71 prej tyre ranë në fushat e betejave e sot janë dëshmor të Kombit Shqiptar. Gjatë atyre luftrave u plagosën 21 vetë dhe sot ata janë invalid, 7 vetë u burgosën në burgjet Serbe dhe 87 ish luftëtar që lufta i kurseu, sot janë veteran të nderuar të atyre luftrave. Ishin dhe këta pjesë e përvjetorit të Pavarësisë të Kosovës, por për ata nuk u kujtua politika e aq më tepër politikanët. Tetë prej tyre e kryesisht Tahir Sinani, Skerdilajd Llagami, Lefter Koxhaj, Pajtim Roci, Ndriçim Koxhaj, Spiro Butka, Ermir Begaj dhe Kujtim Lleshi, u dekoruan në 9 Maj 2012 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë  Bamir Topi, me medaljet përkatëse. Të tjerë presin nderimin nga Prishtina, Presheva e Tetova. Do të ishte mirë, që Tirana në bashkëpunim të ngushtë me Prishtinën, të përkujtonin të dyja së bashku, veprën madhore të këtyre trimave luftëtar, që sakrifikuan veten, familjet dhe  luftuan krah për krah vëllezërve të tyre në trojet etnike Shqiptare. Këta janë ndërgjegja, nderi dhe krenaria e kombit Shqiptar dhe duhen nderuar si të tillë. Këta janë ata trima, që në jetë të jetëve do të quhen luftëtar të Ushtrive Çlirimtare dhe epopeve të lavdishme të këtyre ushtrive. Kjo është lufta e tyre, që duke qënë në rradhët e Ushtrive Çlirimtare, bashkë me luftëtarët e tjerë, i dhanë një emër të madh, jo vetëm vetes, por gjith Shqiptarve kudo që janë. Është në të mirën e përgjithëshme, të gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur, që këto mangësi, të meta, e për më tepër fajet gabime të rënda të koregjohen në përputhje me kërkesat ligjore të vetë shtetit të Kosovës, sepse, nëse ato do të lihen ashtu si janë pa u korigjuar, e gjithë ajo histori e lavdishme e asaj ushtrie madhore çlirimtare, në vend që të pasurohet, do të zhvleftësohet jashtë masë me ato shtesa të tepërta, që u janë ngjitur artificialisht formacionev të asaj lufte. Zgjidhja e vetme për të pasqyruar realitetin e asaj lufte, nuk do të jenë kurrë organet shtetërore të prokurorisë, të cilat dirigjohen nga politika vendore, por baza kryesore e zgjidhjes të këtij problemi kardinal, është vetëm  rreshtimi luftarak i çdo njësie, reparti, e nënreparti taktik, nën kontrollin e rreptë të vetë pjestarve të atyre formacioneve e drejtuesve të veçantë të pa kompromentuar, pjesërisht dhe nga trungu amë, sepse në këtë mënyrë, dallaverexhijtë e sajuar si vetranë,  nuk do të mundin të rreshtohen, si ish luftëtarë, sepse nukdo ti lejojnë vetë luftëtarët e asaj lufte.

Me rrespkt e nderim të veçantë  për dëshmorët, invalidët e veteranët e tri ushtrive çlirimtare  

PËR KRYESINË E SHVL TË UÇK TIRANË

K R Y E T A R I

Spiro Butka.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat