Ja të dyshuarit për vrasjet dhe ekzekutimet e figurave të çështjes kombëtare!

Aktuale

Ja të dyshuarit për vrasjet dhe ekzekutimet e figurave të çështjes kombëtare!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 7 korrik 2018 Në ora: 21:04
Personat e vrarë

Qindra vrasje gjatë dhe pasluftës në Kosovë u kryen për të mos u zbuluar kurrë.

Edhe pse jemi në 19 vjetorin e lirisë, pas kryerjës së luftës më 1999, vrasjet enigmatike, të kundërshtarëve politik po qëndrojnë akoma pezullë.

Disa ishin kundërshtar të pushkës në luftë, pasi ata nuk iu dorëzuan kurrë shovenistëve serb, e as tradhtarëve shqiptar që tradhtuan idealizmin e tyre, disa i quan në pritë e disa i vranë vet.

Por, disa të tjerë ishin kundërshtar politik, të cilët ishin dhe dhanë gjithçka për atdheun, madje edhe jetën e tyre.

Gjaku i tyre akoma rënkon në zemrat e shqiptarëve. Shqiptarët i tradhtuan, disa i vranë vet e disa i qitën në pirtë, sa për ti eliminuar, për të ua lëshuar rrugën këtyre, që sot thirrën në emër të atyre që dhanë jetën dhe u flijuan për Kosovën e lirë!

Pra, vrasjet e quajtuara politike, ishin mirë të organizuara nga skenaristët që t’i eliminojnë kundërshtarët e tyre në mënyrë që dikur të shfaqen, të dalin si këpurdhat në pushtet!

Image
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, thotë se, mënyra se si janë instaluar në krye të UÇK-së drejtoria politike është edhe arsye për të ardhur në përfundim se kjo garniturë është marrë me të gjitha format për të kapur pushtetin brenda UÇK-së.

“Vrasjet e dyshimta së pari ndodhin brenda strukturës duke filluar herët që nga Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi, Meh Ukaj, Ilir Konushevci, Mujë Krasniqi, Behajdin Allaqi e shumë të tjerë, pra për të marrë së pari komandën u dashtë për të eliminuar ata që kishin vendosur për të vdekur dhe çliruar atdheun”, thotë Islami.

Ai përmend edhe vrasjet tjera që u hapën rrugët pastaj për të kapur pushtetin ashtu si e kapën UÇK-në.

“Vrasjet e tjera si Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Ukë Bytyqit, ishin mirë të koordinuara për ta kapur pushtetin me dhunë, ndiqnin pra rrugën e njëjtë ashtu siç e ndoqën rrugën për ta kapur UÇK-në, por përkundër të gjitha këto të këqija qytetarët vendosin kundër tyre sepse e dinin që prapa tyre shtrihet dora e zezë e atyre që vrisnin natën”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, kjo strukturë nuk duronte kundërshtime, nuk duronte mendime të tjera, nuk duron që dikush ti bënë hije e pastaj ta kundërshtojnë.

“Këta mund të duronin vetëm ata njerëz, të cilët reflektonin bindjet e tyre personale si në pasqyrë, kurse të tjerët ky shërbim i përvëlonte mënyrë të pa shpirt, kundërshtarët politik por edhe ata që laroheshin nga parimet e tyre tmerrshme i ndiqnin sikur lepujt derisa arrin qëllimin e vet”, thekson Islami.

Sipas tij, “këta maskara” që duhet të demaskohen njëherë e përgjithmonë për punën e tyre të ndyrë, të thirrën nga komisioni për hetime, sepse këta duhet të raportojnë njëherë se ku i lanë dosjet kë e ndiqen, kë e servijuan të gjitha këto duhet të dihen dhe fundja këta duhet të sillen edhe para gjykatës për punën e tyre.

“Këta pra, duhet të përgjigjen për shumë vrasje të ndodhura pas luftës dhe të na informojnë kush i vrau dhe për çka u vranë sepse këta po thonë se ishin këtu të na mbronin e pas luftës janë bërë vrasje politike dhe është e pamundur të mos dihen autorët. Tash shihet se ata të gjithë sot dridhen të pasigurt edhe pse në pamje të jashtme buzëqeshin dhe shihen sikur mbi supet e tyre nuk kanë asgjë, por pesha e rëndë shqetësuese po i përcjellë këta që nuk do të mund të shpëtojnë përkundër asaj që janë veshur me petkun e deputetit, kryekunvendarit”, thekson Gazmend Islami.

Image
Naim Miftari

Ndërsa, ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së, Policisë së Kosovës dhe pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se, vrasja e Ahmet Krasniqit ka qenë një vrasje e porositur, pasi ky njihej se me çdo kusht donte të futej në Kosovë, dhe kjo vrasje nuk është hakmarrje individuale, por vrasje e porositur nga një klan i fuqishëm i interesit financiar dhe politiko ushtarak..

“Ahmet Krasniqi u vra mu në mes të Tiranës. Për këtë vrasje akoma nuk janë përgjigjur askush edhe pse klanet e Hashim Thaçit dhe Bujar Bukoshit kanë pas shumë arsye me vra kolonel Krasniqin”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Sipas Miftarit, edhe vrasja e Xhemail Mustafës nuk ka pas karakter individual, pasi Mustafa nuk i ka bërë keq askujt.

“Pra vrasja e tij ka qenë e qëllimshme dhe e zgjedhur, pasi i ndjeri njihet që ka ndikuar në Ibrahim Rugovën, i cili pasluftës i fitoi zgjedhjet shumë fuqishëm ku humbi klani i Hashim Thaçit dhe SHIK-ut. Pra, me eliminimin e Xhemail Mustafës, ju hapen portat edhe disa njerëzve brenda LDK-së, të cilët nuk  kishin qenë kurrë aktivist të LDK-së, ku filluan të merren me çështjen e sigurisë dhe inteligjencës rreth Presidentit Rugova”, pohon ai.

Ai thotë se, po ashtu edhe vrasja e Enver Malokut u bë për ta nxjerrë nga loja QIK-un, shërbim i cili ka pasur ndikim shumë të fuqishëm në mediat e ndryshme botërore, dhe sipas tij vrasja e Malokut i hapi portat e veprimit të lirshëm propagandës të SHIK-ut dhe klanit të Hashim Thaçit.

“Pra dihet shumë mirë se atentatorët kanë qenë 4-5 shqiptarë dhe nuk duhet shumë mund për zbardhjen e identitetit të tyre, por kjo po ndodh pasi nuk ka vullnet politik e as teren të sigurt për dëshmitarët të cilët janë nën zjarrin e plumbave, frikës e kërcënimeve”, thekson ai.

Ai thotë se edhe vrasja e Mujë Krasniqit ka qenë një kurth e ngritur ndaj tij dhe ndaj Beqir Gashit e dhjetëra ushtarëve tanë në kufi.

“Sipas dëshmive, deklaratave që unë kam marrë nga shumë ushtarë të tjerë që kanë qenë atë ditë me Mujë Krasniqin, të gjitha konkludimet, analizat por edhe zbulimet e pasluftës qojnë se sigurimin serb e ka paralajmërua dikush nga territori shqiptar, ku qëllimi ka qenë eliminimi i Mujë Krasniqit, i cili njihet si komandant i terrenit dhe i cili nuk e ka përfill shumë klanin e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, por as Shtabin e Përgjithshëm, dhe pas asaj vrasje vetëm disa ditë pasi klani i Thaçit festonte vitin e Ri me viski, mish të pjekur dhe muzikë edhe pse vetëm pak ditë më herët na u kishin vrarë dhjetëra ushtarë tanë, ku posedojmë foto nga ky aheng, tregon se kush ju ka gëzuar aq shumë vrasjes së Mujë Krasniqit”, pohon Miftari.

Ai deklaron se, edhe vrasja e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Meh Ukës, Fehmi Lladrovcit, Ismet Jasharit, Agim Qelës, Luan Hadinajt, Sali Çekut, Agim Ramadanit, Tonit dhe Micit, Shemsi Ahmetit, Xhavit Isufit e shumë vrasje të tjera të komandantëve të luftës tregon mirë se kanë qenë të etiketuar nga sigurimi serb me qeliza UDB-ashe shqiptare që përfituan pasluftës nga këto vrasje, kurse ushtarët e lirisë i lanë rrugëve.

“Kjo tregon se këto vrasje kanë qenë të orkestruara sepse kanë penguar dhe kanë luftuar seriozisht Serbinë, por edhe kanë qenë pengesa për klane të ndryshme që nga prapa shpina e UÇK-së, të dalin në skenë dhe të përfitoj nga lavdia dhe gjaku i dëshmorëve tanë, sidomos kryekomandantëve të vrarë nga pritat e kurdisura herë nga sigurimi serb e herë nga klani i milionerëve të pasluftës”, thotë Naim Miftari,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat