Deputetja e VV-së kërkon sqarim nga Haradinaj për buxhetin

Aktuale

Deputetja e VV-së kërkon sqarim nga Haradinaj për buxhetin

Nga: A.M. Më: 7 korrik 2018 Në ora: 21:09
Arbërie Nagavci

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci  ka komentuar vendimit  e qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradianj për buxhetin.

Ajo përmes  Facebook ka kërkuar sqarim se “a do të thotë kjo se ata me plan i kanë bërë shpenzimet milionëshe që nuk janë aprovuar në Projektligjin për Buxhetin 2018”.

Postimi i plotë:

Qeveria Haradinaj ka vendosur që nuk do të ketë rishikim të buxhetit këtë vit, me arsyetimin se kanë bërë planifikim të mirë dhe nuk ka nevojë për rishikim.

Do të ishte shumë mirë po të kishim një qeveri kompetente në planifikim dhe në fushat tjera, por fatkeqësisht nuk e kemi, kemi një qeveri të pakicës që me lehtësi abuzon me miliona të buxhetit.

Por, pasi kanë deklaruar se kanë bërë planifikim të mirë, duhet të na sqarojnë se a do të thotë kjo se ata me plan i kanë bërë shpenzimet milionëshe që nuk janë aprovuar në Projektigjin për Buxhetin 2018.

Ku do të mirren dhjetra miliona për të mbuluar shpenzimet e paplanifikuara e korruptive?

Ku do të merren më shumë se 10 milion që nevoiten pas Vendimit që Qeveria mori për rritjen e pagave për veten?

Ku do të merren 53 milionë euro që Qeveria i dha Bechtel Enkas, me një Vendim skandaloz, pa asnjë vlerësim paraprak?

Ku do të merren milionat që Qeveria mori vendim t'i paguai për rrymën që shpenzuan serbët në veri?

Ku do të mirren milionat për shpronësimet që Qeveria ka premtuar për banorët e Hadës dhe Shipitullës?

Po milionat për pagesat e armatës së zëvendësministrave e kordinatorëve që keni emëruar?

Janë edhe shumë miliona tjerë të ndarë nga Qeveria në mënyrë arbitrare të cilat është e paqartë se si do të akomodohen pa rishiqim brenda buxhetit të tanishëm.

Kështu deklarata e Qeverisë që kanë planifikuar mire buxhetin ngre pikëpyetjet se përveç që abuzim dhe keqpërdorim i buxhetit, kjo është dhe e planifikuar paraprakisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat