Pas lajmit se Ramush Haradinaj është në mbledhje të LDK-së reagon vëllai i deputetit të vrarë: A ka burra më në LDK?

Aktuale

Pas lajmit se Ramush Haradinaj është në mbledhje të LDK-së reagon vëllai i deputetit të vrarë: A ka burra më në LDK?

Nga: N.Sh Më: 7 korrik 2018 Në ora: 21:26
LDK

Fazli Hajdaraj, vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajlit ka reaguar pas lajmit se po mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së dhe i pranishëm në këtë mbledhje është edhe kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në facebook pyet se pse kjo mbledhje po mbahet në shtëpi private e sidomos pyët pse Ramush Haradinaj është prezent aty.

Ai tutje pyet se a ka burra brenda LDK-së dhe a mbanë dikush përgjegjësi për këtë?

“Pse po mbahët mbledhja e Kryesisë së LDK-SË në shtepi private, dhe pse lejohët Ramush Haredinaj të jetë prezent? Çka nuk ndodh në LDK-së pas ardhjës së Isa Mustafës në krye të saj!...A ka burra mbrenda LDK-SË?.Anëtarsisë dhe strukturave te LDK-SË duhët dhënë sqarim pse.A mbanë kush përgjegjesi mbrenda Kryesisë!”, shkruan ai në facebook.

Mirëpo, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka mohuar për gazetën “Bota sot” se është duke u mbajtur ndonjë mbledhje dhe se në këtë mbledhje është i pranishëm kryeministri i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat