Tragjedi: Gruaja shtatzënë nga Kosova humb jetën në Kanionin e Matkës

Aktuale

Tragjedi: Gruaja shtatzënë nga Kosova humb jetën në Kanionin e Matkës

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 08:35
Kanioni i Matkës

Një tragjedi e rëndë ka pllakosur dje Kanionin e Matkës dhe vizitorët e saj.

Dje rreth orës 16-të një shqiptare e re nga Kosova i është afruar lumit Treska për t’i larë duart, mirëpo fati i keq ka qêlluar që të rrëshqasë në ujë, thonë dëshmitarët okular. 

Ujërat e shpejta në Matkë nuk i kanë lënë hapësirë shqiptares që të del në brigje, ndërsa situatën e ka rënduar shtatëzania e saj.

Më në fund disa persona kanë arritur ta nxjerrin jashtë lumit shqiptaren. Por ka qenë gjithçka vonë, sepse tashmë shpirti i saj i ishte drejtuar amshimit, theksojnë tutje dëshmitarët okular për Almakos.

Sipas tyre, ndihma e shpejtë është vonuar më shumë se një orë. Identiteti i shqiptares së vdekur është i panjohur për redaksinë e Almakos.

Edhe përkundër tentimit të thirrjeve, në MPB për këtë çështje, ata ende nuk na janë përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat