Duhanaj: Ka disa mënyra për të penguar Thaçin të udhëheq me dialogun

Aktuale

Duhanaj: Ka disa mënyra për të penguar Thaçin të udhëheq me dialogun

Nga: H.O. Më: 8 korrik 2018 Në ora: 10:01
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj thotë se ekziston një mënyrë për të penguar Presidentin Hashim Thaçi për të udhëhequr me dialogun në Bruksel. 

Ai në një prononcim për “Bota sot”, thotë se Presidenti nuk ka rol ekzekutiv për të udhëhequr këtë dialog.

Image
Leon Duhanaj

“Mënyra për ta penguar një marshim vetanak të Presidentit Thaçi ka mjaftë. Kjo bëhet duke filluar nga kundërshtimi decidiv i kësaj qasje të tij e deri tek zbatimi i kushtetutshmërisë. Presidenti, bazuar në Kushtetutë, ka rol prezentativ cereminial, nuk është ekzekutiv. Këndej, nëse bazohemi në Kushtetutë dhe ligje, atëherë nuk do të kishte vënd për shqetësim. Por, problemi qëndron në atë se, në Kosovë, ligjet respektohen veç në situata kur nuk ua pengon agjendat disa çarqeve politike”, thekson Duhanaj.

Ai thotë më tutje se për ta ndaluar një skenar ku një njeri i paautorizuar ta marrë fatin të gjithëve në dorë, do të duhet të kishim; ose parti politike solide, të pavarura me programe e vizion për të ardhmen,.

“Ose , një masë kritike të emancipimit qytetarë. Natyrisht në ketë segment hynë edhe mediat dhe shoqëria civile që për fat të keq, ne masë.të madhe janë shërbëtorë agjendash politike! Partitë politike në përgjithësi, nuk janë të çarta në idetë e tyre dhe ketë e din z. Thaçi, prandaj as që merret me to. Ai merret me ca individ me ndikim brënda partive dhe përmes tyre i neutralizon situatat. Shumë media dhe shoqëria civile, janë varësuar nga fondet e ndryshme që ndikohen nga çarqe që dot promovojnë zgjidhje absurde për Kosovën”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat