Flet Isa Mustafa për takimin me Haradinajn, tregon për çfarë diskutuan mbrëmë

Aktuale

Flet Isa Mustafa për takimin me Haradinajn, tregon për çfarë diskutuan mbrëmë

Nga: A.M. Më: 8 korrik 2018 Në ora: 12:01
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur rreth takimit të së shtunës me kryeministrin e Kosovës, Ramush Hardinaj.

Ai përmes një postimin në Facebook ka thënë se me Haradinajn ka diskutuar rreth qëndrimit të LDK-së për dialogun me Serbinë.

Po ashtu ka ritheksuar se “të gjitha qëndrimet e LDK-së janë të koordinuara me Kryesinë e LDK-së, me nënkryetarët e LDK-së, me sekretarin e përgjithshëm, me shefin e Grupit Parlamentar, me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së dhe me kryetarët e degëve të LDK-së”.

Për më tepër, Mustafa ka treguar se ende është në proces të rehabilitimit fizioterapeutik.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,                         

Mbrëmë prita Kryeministrin Haradinaj, me të cilin diskutuam lidhur me qëndrimet e LDK-së për dialogun me Serbinë, qëndrime këto të cilat i kemi bërë publike si Kryesi e LDK-së dhe nga takimi me kryetarët e degëve të LDK-së.

Pas kthimit tim në Kosovë, para tre muajsh, ku akoma jam në proces të rehabilitimit fizioterapeutik, më kanë vizituar Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, zv.Kryeministri Limaj, zv.Kryeministri Pacolli si dhe Kryetari i VV-së, z.Kurti.

Jam takuar me Ambasadorin e SHBA-së, Greg Delaëie, me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O'Connell, më ka vizituar Ambasadorja e BE-së, znj.Apostolova dhe Shefja e EULEX-it, znj.Papadopoulou.

Të gjithëve u jam falenderues për kujdesin dhe korrektësinë e treguar.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë kontributin e saj në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës dhe këtë kontribut po e jep edhe tani si subjekt opozitar parlamentar.

LDK është unike në çështjet madhore siç është edhe pozicionimi i saj lidhur me fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

Të gjitha qëndrimet e LDK-së janë të koordinuara me Kryesinë e LDK-së, me nënkryetarët e LDK-së, me sekretarin e përgjithshëm, me shefin e Grupit Parlamentar, me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së dhe me kryetarët e degëve të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat