“Skandaloze në LDK, çka lypë kryeministri Haradinaj në kryesinë e LDK-së”

Aktuale

“Skandaloze në LDK, çka lypë kryeministri Haradinaj në kryesinë e LDK-së”

Nga: P.R Më: 8 korrik 2018 Në ora: 15:50
Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa

Profesor, doktor, Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, e ka quajtur skandaloze dhe të pa pranueshme pjesëmarrjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj në mbledhjen e kryesisë së LDK-së.

“Për te vërtetuar se a mos po zihet diçka ne LDK pas deklaratës se Hazirit (pro Thaçit) turr e vrap paska shkue edhe Kryeministri ne mujtë me fry zjarrit qe e dhezi Lutfi Haziri. Nuk e di se a ka shku i thirrur apo ne krye n'vete Ramushi në Mbledhjen e Kryesisë se LDK për te nuhat diçka ne llogari te Thaçit, por është skandaloze, e papranueshme, e papresedan për LDK te lejojë qe dikush te përzihet në "punët e brendshme" të një partie”, shkruan Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Skandaloze në LDK

ÇKA LYPË KRYEMINISTRI HARAJDINAJ NE KRYESIN E LDK.

Image
Binak Maxharraj

Pas deklaratës së teveqelit, hoxhës së Gjilanit por me thanë sa me thane edhe Kryetarit të Gjilanit Lutfi Hazirit se LDK parimisht pajtohet qe Hashim Thaçi ta udhëheq dialogun me Serbinë. Por sot këtij merani teveqel te Gjilanit i ndodhi edhe marria dhe skandali i turpit kur mu ne qendër te qytetit iu mbulu busti i Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skendërbeu, kurse ky mjeran mundohet me e la veten gjoja me ndonjë falënderim nga Amerika, por fytyra e zezë e këtij mjerani nuk lahet me asgjë.

Ishte i shpejtë si rrufeja reagimi i Shefit te grupit parlamentar Avdullah Hotit i cili reagoj ashpër ne deklaratën e Lutfi Hazirit, se gjoja LDK po u pajtoka qe Hashim Thaci te kryesoi dialogun me Serbinë.

Për këtë qellim edhe qenka mbajtë sot Kryesia e LDK atje ku nuk duhet, pra ne shtëpinë e Isa Mustafes, e jo ne seline e LDK ku tradicionalisht mbahen mbledhjet e Kryesisë. Për te vërtetuar se a mos po zihet diçka ne LDK pas deklaratës se Hazirit (pro Thaçit) turr e vrap paska shkue edhe Kryeministri ne mujtë me fry zjarrit qe e dhezi Lutfi Haziri. Nuk e di se a ka shku i thirrur apo ne krye n'vete Ramushi në Mbledhjen e Kryesisë se LDK për te nuhat diçka ne llogari te Thaçit, por është skandaloze, e papranueshme, e papresedan për LDK te lejojë qe dikush te përzihet në "punët e brendshme" të një partie.

Për marrjen pjesë të Kryeministrit Ramush Haradinaj në Mbledhjen e Kryesisë se LDK-së, LDK-ja duhet te sqarohet para anëtarësisë dhe elektoratit te vetë për këtë rast te papresedan. PO, a do te kishte lejuar, bie fjala që PDK të lejonte ndonjë figurë politike të merrte pjesë në Punët e Kryesisë së saj, kurrë jo. Pra, Ju të LDK mbajeni veten, ruajnë krenarinë e Partisë dhe mos t'u shpshtjellohet gjithkush nëpër tlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat