Shqiptarët në Mal të Zi pengojnë kreun e Kishës Ortodokse Serbe të shkojë në Kalanë e Shasit

Aktuale

Shqiptarët në Mal të Zi pengojnë kreun e Kishës Ortodokse Serbe të shkojë në Kalanë e Shasit

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 17:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorët e zonës së Anës së Malit por edhe më gjerë kanë penguar paraditen e së dielës fizikisht rrugëtimin e Amfilohijes për në Kalanë e Shasit.

Kjo ka ndodhur pasi mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe me numër të madh ndjekësish të tij, mbi 150 veta, me automjete kanë tentuar të depërtojnë në mes të një gardhi fizik të banorëve.

Në pamundësi te ecjes, automjetet u ndalën dhe për një kohë të gjatë ka pasur diskutime në mes Amfilohijes dhe banorëve, shkruan Oranews.

”Nuk jeni të mirë se ardhur në këtë mënyrë”.

“Këto objekte janë tonat, ne i kemi ruajtur dhe ne do tu ruajmë”, kështu iu drejtuan Amfilohijes banorët që kishin bllokuar rrugën.

Pas përplasjes të banorëve, policia lokale zhbllokoi rrugën për të kaluar ndjekësit e Kishës ortodokse serbe dhe u bllokua kalimi i banorëve vendas për në lokalitetin arkeologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat