Presidenti Hashim Thaçi ka shprehur dhimbje me rastin e aksidentit tragjik ku humbën jetën 5 anëtarë të një familjeje, duke thënë se është shqetësues numri i aksidenteve në Kosovë, andaj kërkohet kujdes më i madh për uljen e rrezikut nga këto aksidente.
Postimi i plotë në Facebook:
Shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë, sot në aksidentin tragjik në magjistralen Duhël-Suharekë.
U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të afërmve të tyre dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës.
Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente. HTH