Nga e mërkura temperatura më të ngrohta

Aktuale

Nga e mërkura temperatura më të ngrohta

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 07:26
Ilustrim

Ditëve të para të javës me shi, nga e mërkura mot stabil dhe kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit pasi kanë pësuar rënie nën vlera mesatare, nga mesi i javës sërish do të rriten rreth këtyre vlerave. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 20C, do të rriten deri në 28C.

Nga dita e mërkurë fusha stabile të presionit të lartë dhe masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të sjellin kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

9.07 - Paradite mot pjesërisht i vranët. Gjatë ditës mot kryesisht me vranësira, me shtrëngata të shpërndara me shi.

10.07 - Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në mbrëmje priten kthjellime.

11.07-12.07 - Mot i ngrohtë, kryesisht me diell. Të mërkurën në mëngjes në lugina mundësi për mjegull.

13.07 - Mot kryesisht me diell. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat