Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar

Aktuale

Nis Universiteti Veror Ndërkombëtar

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 07:33
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” që nga sot do të jetë nikoqir i mbi 300 studentëve nga vendi, rajoni dhe bota, të cilët do të marrin pjesë në edicionin e 18-të të Universitetin Veror Ndërkombëtar.

Këtë edicion janë përzgjedhur 15 kurse, ku studentët mund të vijojnë vetëm një kurs, pastaj në fund do të marrin një notë dhe 4 kredi, të cilat pastaj mund t’i transferojnë në universitetet në të cilat vijojnë mësimet.

Kurset që ofrohen në kuadër të Universitetit Veror nuk janë pjesë e programit të rregullt të studimeve, megjithatë studentët për kursin që do të ndjekin do të marrin 4 kredi.

Të gjithë studentët do t’i vijojnë kurset në gjuhën angleze, për faktin se Universiteti Veror ka karakter ndërkombëtar.

Përveç pjesës teorike që studentët duhet të ndjekin, në disa prej kurseve studentët do të kenë më shumë praktikë, siç janë ata që ndjekin kursin e arkeologjisë.

Gjithashtu, studentët do të kenë edhe uorkshope të ndryshme gjatë dy javëve sa do të mbahet Universiteti Veror.

Stafi akademik edhe këtë vit është një kombinim i profesorëve vendor me ata ndërkombëtar, një kombinim i tillë është edhe sa i përket studentëve.

Studentët që nga ora 9:00 e mëngjesit deri në ora 12:00, do të vijojnë kurset, ndërsa pjesën e mbetur të ditës do të kenë aktivitete tjera, siç janë shëtitjet, vizita në muze, teatër, kinema e të tjera, ndërsa gjatë ditëve të vikendit do të kenë dy ekskursione.

Universiteti Veror Ndërkombëtar do të  zgjasë deri më 20 korrik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat