Punëtorët e Postës vazhdojnë grevën

Aktuale

Punëtorët e Postës vazhdojnë grevën

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 07:56
Greva e PTK-së

Sindikatat e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka bërë të ditur së punëtorët e Postës do të vazhdojnë sot grevën ku do të mbyllen të gjitha zyrat postare të Postës.

“Sot do të hyjmë në Grevë të Përgjithshme duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 ne mbrëmje dhe nuk do të ofrohet asnjë shërbim në asnjë nga zyrat postare. Veprimet tona nuk do të ndalën as ditëve në vijim deri në plotësimin e kërkesave tona ”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Greva sipas tyre është një sensibilizim për reflektim të institucioneve relevante të cilat janë përgjegjëse për tejkalimin e krizës financiare në ndërmarrjen publike Posta e Kosovës.

“Nuk mund të ketë stabilitet për punonjësit pa mbulimin e Shërbimit Universal Postar, pa aprovimin e strategjisë së Postës e cila është dërguar për aprovim në Qeveri si dhe pa ndalimin e favorizimit të operatorëve privatë nga institucionet shtetërore”, thekson Sindikata.

Si pasojë e mosrealizimit të kërkesave të mësipërme, për të cilat është paralajmëruar Qeverina e Kosovës muaj më parë, punëtorët e Postës nuk i kanë marrë pagat as sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat