Ndërpritet greva e punëtorëve të Postës, Lluka: Kemi gjetur një zgjidhje të përkohshme

Aktuale

Ndërpritet greva e punëtorëve të Postës, Lluka: Kemi gjetur një zgjidhje të përkohshme

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 08:46
Valdrin Lluka

(E plotësuar) - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka pas takimit me sindikalistët e Postës ka dal në një konferencë për media ku ka thënë se kanë gjetur një zgjidhje të përkohshme për pagat e punëtorëve të Postës.

Ai tha se pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e sindikatës së punëtorëve të Postës së Kosovës janë dakorduar që sot të fillojë shpërndarja e pagave dhe kështu të ndërpritet greva që ata po e mbajnë.

Sipas Llukës kjo është një zgjidhje e mirë, por e  përkohshme.

Lluka: Kemi arrit një zgjidhje të përkohshme për Postën

“Sot në mëngjes jam takuar me kryetarin e Sindikatës së Postës dhe jemi pajtuar pra kemi gjetur një ndërmjetësim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e kemi gjetur një zgjidhje për pagesën e qirasë dhe sot ka filluar shpërndarja e pagave për punëtorët e Postës dhe greva ka përfunduar. Kjo është një arritje e mirë, e përkohshëm normalisht dhe jam pajtuar me sindikatën që të gjejmë një zgjidhje më afatgjatë dhe të qëndrueshme “, tha Lluka.

Lluka ka folur edhe për  krizën në Telekomin e Kosovës për të cilën tha se e kjo ndërmarrje do të privatizohet po nuk do ndodh tani për shkak se nuk ka investitorë të interesuar për shkak të gjendjes, derisa theksoi se Posta do të vazhdojë punën e saj si ndërmarrje shtetërore.

Lluka: Telekomi do të privatizohet, por jo tani

“Telekomi do të privatizohet, e vetmja formë për të siguruar një ekzistencë edhe për ata punëtorë edhe për Telekomin është privatizimi, jo tani  sepse ka vështirësi të mëdha financiare dhe nuk ka të interesuar investitorë të huaj, por në një kohë afatmesme diku rreth dy vite besoj që duhet të privatizohet. Ndërsa Posta duhet të mbetet shtetërore por duhet të ndihmohet”, tha Lluka.

Ministri i Zhvillimit tha se Qeveria është e angazhuar që të ndihmojë Postën e Kosovës në të ardhmen që të krijojë të hyra për vete, ndërkaq shgtoi se aktualisht Qeveria duhet të subvencionojë Postën.

***

Greva e punëtorëve të Postës së Kosovës është ndërprerë. Dhënia e pagave ka nisur pas pagesës që ka bërë Telekomi i Kosovës për shfrytëzimin e objekteve të postës.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një konference për media.

Lluka ka thënë se janë takuar me përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Postës dhe kanë arritur në marrëveshje për anulim të grevës.

Ai ka thënë se kjo është një zgjidhje afat shkurt, por në të ardhmen pritet rritja e shërbimeve të postës me qëllim të rritjes së të ardhurave vetanake.

Derisa për Telekomin e Kosovës ka treguar se përmes një afati prej dy vjetësh pritet privatizimi, si forma e vetme e mbijetesës.

***

Përderisa punëtorët e Postës së Kosovës kanë filluar sot grevën gjithë-ditore, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka është duke mbajtur një takim urgjent me udhëheqjen e Sindikatave të Postës së Kosovës.

Nga rezultatet e këtij takimi varet nëse greva do të vazhdoj gjatë tërë ditës dhe ditëve në vijim. 

Punëtorët e Postës kanë tri kërkesa kryesore për ministrin Lluka dhe Qeverinë e Kosovës.  Mbulimin e humbjeve nga Qeveria në Shërbimin Universal Postar, implementimin e strategjisë së Postës dërguar në Qeveri në nëntor të vitit të kaluar që i mundëson kësaj ndërmarrje të dalë nga kriza, si dhe kërkesën për mosfavorizim të kompanive private në dëm të Postës nga ana e institucioneve shtetërore.  

Punëtorët e Postës ende nuk i kanë marrë pagat këtë muaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat