Hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në UP

Aktuale

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj në UP

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 09:03
UP

Sot hapet konkursi për regjistrimin e studentëve të rinj në të gjitha universitetet publike të Kosovës.

Kështu u vendos në Konferencën e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Gjithashtu në këtë mbledhje është diskutuar për mbështetje mes universiteteve me staf akademik.

Universiteti “Hasan Prishtina” do të pranojë rreth 8 mijë e 500 studentë në nivelin bachelor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat