Punëtorët e Postës ndërprenë grevën, presin t’i marrin pagat

Aktuale

Punëtorët e Postës ndërprenë grevën, presin t’i marrin pagat

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:03
Etrit Hoti

(E plotësuar) - Pas marrëveshjes së arritur me Qeverinë e Kosovës për pagat, punëtorët e Postës së Kosovës kanë ndërprerë grevën.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti, u shpreh se pas takimit me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka kanë marrë zotimin për realizimin e kërkesave të tyre.

Hoti: Greva ndërpritet pas marrëveshjes së arritur me ministrin Lluka

“Ministri Lluka shprehu mirëkuptim të plotë për kërkesat tona dhe është zotuar për realizimin e tyre, menjëherë brenda afatit prej 10 ditësh do ta paraqet me konfirmimin e Arkepit do paraqet para Qeverisë mbulimin e humbjeve të Shërbimit Universal Postar, gjithashtu është zotuar se do të paraqet para Qeverisë strategjinë zhvillimore të Postës së Kosovës, të cilën në të ardhmen mos të kemi telashe me tilla. Pas marrëveshjes me ministrinë Lluka, zotimit të menaxhmentit që sot ekzekutohen pagat për të gjithë punëtorët e Postës së Kosovës deri në ora 16:00, greva ndërpritet”, tha Hoti.

Kryetari i Federatës sindikaliste të pavarur të Postës dhe Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, u shpreh se kjo grevë nuk ka pasur qëllim dëmtimin e Telekomit, por paraqitjen e problemit të punëtorëve të Postës, të cilët ende  nuk i kanë marrë pagat që iu takojnë.

Balaj: Po besojmë që punëtorët  nuk do kenë problem me pagat e tyre

“Ne po dëshirojmë të besojmë që mos me na sjell edhe njëherë deri te protestat apo grevat. Unë besoj fuqishëm që pas një takimi që e patëm tani me edhe me dy kryeshefat se nuk do ketë më mungesë në muajve në vazhdim që punëtorët të mbesin pa paga. Është e dhimbshme që sot është data 9 dhe pjesa e punëtorëve të Postës nuk i kanë marr pagat, duke e parë që 99 për qind jetojnë me  një pagë“, u shpreh Balaj.

Punëtorët e Postës së Kosovës kanë mbajtur grevë njëorëshe edhe gjatë ditës së premte duke kërkuar nga ministrin Lluka dhe Qeveria e  Kosovës  mbulimin e humbjeve nga Qeveria në Shërbimin Universal Postar, implementimin e strategjisë së Postës dërguar në Qeveri në nëntor të vitit të kaluar që i mundëson kësaj ndërmarrje të dalë nga kriza, si dhe mos favorizim të kompanive private në dëm të Postës nga ana e institucioneve shtetërore.

***

Punëtorët e Postës se Kosovës kanë ndërprerë grevën gjithë ditore pas premtimit që kanë marr sot nga ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka se deri në ora 16:00 do të bëjë ekzekutimin e pagave.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti u shpreh se në takimin që kanë mbajtur me ministrin Lluka kanë marr zotimin se brenda 10 ditës ai do të paraqes mbulimin e humbjeve të Shërbimeve Universale të Postës si dhe paraqitjen e Strategjisë për Postën.

Kurse, Lamih Balaj kryetar i Federatës Sindikale të Pavarur të Postës dhe Telekomit duke ofruar mbështetje për punëtorët e Postës tha se besojnë që nuk do kenë më telashe me pagat pasi që është e dhimbshme që sot data 9 korrik dhe ende punëtorët nuk i kanë marrat pagat e tyre me të cilat mbajnë familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat