Thaçi optimist për vizat pas bisedës telefonike me Hahnin

Aktuale

Thaçi optimist për vizat pas bisedës telefonike me Hahnin

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 12:37
Hashim Thaçi dhe Johannes Hahn

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Komisionerin evropian për fqinjësinë dhe zgjerimin, Johannes Hahn, me të cilin ka diskutuar për procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me komisionarin Johannes Hahn për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. E informova Komisionerin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat