Oda e Afarizmit përkrahë minatorët e Trepçës

Aktuale

Oda e Afarizmit përkrahë minatorët e Trepçës

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 17:31
Ilustrim

Minatorët e Trepçës kanë hyrë sot në grevë të përgjithshme në shenjë pakënaqësie me draft-statutin e Trepçës si dhe mospërfilljen e kërkesave dhe vërejtjeve të tyre nga institucionet përgjegjëse të vendit.

Oda e Afarizmit të Kosovës pajtohet me vendimin e marrë nga minatorët e Trepçës, duke theksuar që nuk është hera e parë që institucionet vendore nuk i marrin parasysh kërkesat e palëve të interesit. 

Si pasojë e kësaj, në Kosovë ende krijohen ligje që bien ndesh me njëra-tjetrën dhe të cilat bllokojnë zhvillimin e vendit.

“Duke qenë që sektori minerar vlerësohet si sektori me potencialin më të madh në zhvillimin e vendit, Oda e Afarizmit të Kosovës u bënt thirrje të gjitha institucioneve të vendit që të marrin më seriozisht çështjen e Kombinatit Trepça dhe t’i  shqyrtojnë më me prioritet kërkesat e minatorëve.  Për më shumë, kemi ngecje edhe në hartimin e Projektligjit për Miniera dhe Minerale, pasi që ligjvënësit edhe më tutje vazhdojnë që të mos i marrin parasysh kërkesat e bizneseve”, thuhet në një komunikatë nga Oda e Afarizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat