“Premtimet e kota, shqiptarët i kanë humbur shpresat për të jetuar në Kosovë”

Aktuale

“Premtimet e kota, shqiptarët i kanë humbur shpresat për të jetuar në Kosovë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 korrik 2018 Në ora: 19:48
Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn

Komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën do të merret shumë shpejt. Ai edhe pse ka premtuar se kësaj radhe nuk do të ketë vonesa e shtyrje në këtë proces dhe se do ta mbajë premtimin, qytetarët e Kosovës siç duket janë lodhur nga premtimet e tilla.

Në lidhje me këtë çështje njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, ka thënë se për “Bota sot”, se delegacionet e BE-së, disa herë vijnë e shkojnë dhe japin vetëm disa “premtime” dhe asgjë tjetër, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri e Maqedoni.

Image
Sulejman Mehazi

“Me këtë rast lind pyetja se përse po bëhet e gjithë kjo? Natyrisht për shkak se Johannes Hahnin e delegacionet tjerë evropian duken si gjykatësit tanë, që sa më shumë zgjasin proceset, aq më shumë mëditje parash, e përfitime të majme marrin. "Premtimet" e hapura diplomatike në nënteks si përherë janë gënjeshtra e jo premtime. Sa herë që Hahn ka ardhur e ka shkuar, asgjë nuk është bërë, madje nuk ka fëmijë shqiptarë që nuk e di se kush është Hahn. Premtimet e sinqerta bëhen me një vizitë në Kosovë, e jo me qindra ardhje-shkuarje dhe në fund asgjë”, është shprehur Sulejmani.

“Shqiptarët i kanë humbur shpresat për të jetuar në Kosovë dhe me vrap në shtetet e BE, sa të mëdha e bëjnë liberalizimin e vizave, saqë mendojnë ‘ ja hymë në Evropë’. Por dihet ditur një gjë, se vizat janë vetëm për të vizituar shtetet evropiane, e jo për të punuar me të gjitha të drejtat e qytetarëve evropianë. Liberalizmi i vizave është vetëm një fillim i vogël dhe shumë pak e vlefshme për t'u bërë Kosova anëtare e BE-së”, ka përfunduar Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat