Vetëvendosje denoncon klerikët serbë për përvetësimin e trashëgimisë shqiptare

Aktuale

Vetëvendosje denoncon klerikët serbë për përvetësimin e trashëgimisë shqiptare

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 20:58
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje e ka denoncuar përpjekjen e klerikëve të kishës serbe, përkatësisht peshkopit Amfilohije Radoviq, në përvetësimin e trashëgimisë kulturore e historike shqiptare.

“Amfilohije dhe klerikë të tjerë kanë planifikuar mbajtjen e liturgjisë në rrënojat e qytetit ilir e më vonë arbëror, Shasit, me pretendimin provokativ se shqiptarët janë myslimanë, e rrënojat e kishave në Shas i përkasin pra sipas tyre, kishës serbe”, vlerëson VV.

Njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosje:

Lëvizja Vetëvendosje e denoncon përpjekjen e klerikëve të kishës serbe, përkatësisht peshkopit Amfilohije Radoviq, për të përvetësuar trashëgiminë kulturore e historike shqiptare. Amfilohije dhe klerikë të tjerë kanë planifikuar mbajtjen e liturgjisë në rrënojat e qytetit ilir e më vonë arbëror, Shasit, me pretendimin provokativ se shqiptarët janë myslimanë, e rrënojat e kishave në Shas i përkasin pra sipas tyre, kishës serbe.

Ky esencializim i shqiptarëve është si provokativ ashtu edhe i papranueshëm. Pjesë e identitetit historik dhe aktual shqiptar janë edhe trashëgimitë materiale e shpirtërore të tre religjioneve që kanë patur dhe ende kanë shqiptarët, pra katolicizmit, ortodoksisë dhe myslimanizmit, përfshi këtu edhe vëllazëritë sufiste, si bektashinjtë etj. Xhamitë, teqet, kishat, tempujt, qofshin ato ende në përdorim, apo rrënoja të lashtësisë, janë ndërtuar nga shqiptarët e paraardhësit e tyre, dhe i kanë shërbyer po atyre. Andaj çdo pretendim për t’i paraqitur ato si pronë a trashëgimi e një kombi tjetër, është e papranueshme dhe anti-historike. Është veçse një tentativë për t’i paraqitur shqiptarët si ardhacakë, pa trashëgimi e kontribut historik vetjak.

Ne i bashkangjitemi protestave të banorëve të Shasit, Anës së Malit dhe Komunës së Ulqinit, dhe kërkojmë që qeveria e Malit të Zi, por edhe ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë të mos lejojnë provokime e përvetësime të tilla të trashëgimisë sonë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat